12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Ambasadori shqiptar ne Zvicër Mustafa Nano sot në Bernë ka pritur gazetarin nderkombëtar Nefail Maliqin

Ambasadori i Republikes së Shqiperisë në Zvicër Mustafa Nano (d) me editorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Bernë, 13 dhjetor -Presidenti shqiptar Bajram Bega ka deleguar ambasadoret e rinj ne vende evropiane, perfshire ketu edhe ata në Zvicer. Keshtu Mustafa Nano eshte emëruar ambasador në Zvicër (Berne), kurse ne Gjenevën nderkombetare eshte Vasilika Hysi, ambasadore, përfaqësuese ne Misionin e Kombeve te Bashkuara, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ambasadori Nano: Shqiptarët në Zvicër, jo vetëm shembull integrimi, por puna dhe sukseset e tyre po i japin imazh të mirë kombi tonë!

Ambasadori i ri shqiptar ne Zvicer Nustafa Nano sot ne Berne ka pritur gazetarin tonë nderkombetar Nefail Maliqin i cili jeton dhe vepron në Zvicër që prej me shumë se dy deceniesh, që ndjek aktivitetet në organizatat ndërkombëtare në Gjenevë dhe Qeverinë helvetike (DFAE) në Bernë.

Gjate këtij takimi pos marëdhineve te mira te Shqipërise dhe Zvicren, të cilat ambasadori Nano i ka cilesuar te shkëlqyeshme, ështe biseduar edhe per rolin e diaspores shqiptare ne Zvicer, integrimin e tyre, studentet dhe mesimin në gjuhen shqipe.

« Shqiptaret ne Zvicër, jo vetëm shembull integrimi, por puna dhe sukseset e tyre po i japin imazh të mire kombi tone, me te cilet mburremi dhe jemi krenar.. » ka deklaruar nder tjera ambasadori Nano për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Njekohesisht ambasadori shqiptar ne Zvcer eshte njoftuar për viziten e nje grupi të gazetarëve boteror (10-12) diteve te ardhshme ne Shqiperi, gazetare keta kryesisht nga OKB, anetar te organizates nderkombëtare te gazetarëve boterre – APES (Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein).

Sipas z.Maliqi, duke ju referuar agjenedes së APES, gazetaret boteror kane ne program ta vizitojne Shqiperi para sezonit veror, per te mesuar për së afermi per bukurit e vendit, zhvillimet ekonomike dhe poltike si dhe progesin si kandidate anetare per ne BE etj.. Viteve te fundit gazetaret e APES vizita te tilla ne bashkëpunim me qeverite dhe amabsadat e vendeve te ndryshme boterore ne Zvicer ka organizuar ne Liechtenstein, Turqi, Katar, Ukraine, Tayvan…Kurse ne Kosovë ka organizuar tri herë, sikur heren e fundit, vititin e kaluar, me rastin e 15-vjetorit të pamvaresise.

Për vizite e gazetareve boterorë Shqiperi ne fjalë të mbështetur nga komiteti i APES eshte njoftuar edhe ambasada zvicerane ne Tiranë. Vizita ne fjale e perfaqësuesve te mediave boterore eshte inicuar nga gazetari yne i njohur Nefail Maliqi, i cili eshte pjese e stafit te ketij asociacioni nderkombëtar (APES) ne Gjenevë qe tubon rreth njeqind anetare, gazetare keta te mediave prestigjioze botërore.

Njekohesisht abasadori Nano duke vleresuar lart rolin dhe kontributin e gazetarit tone në Zvicer, duke uruar pese vjetorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, kane biseduar edhe per rolin e mediave ne gjuhen shqipe në Zvicer te cilat po bëjne nje pune te mire ne integrimin e bashkekombasve tanë ne territorin e shteti helvetik.

Derniers articles