24.8 C
Berne
dimanche 14/07/2024

Ambasadori i Palestines në OKB: Tërheqja e ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi është një hap drejt njohjes së Kosovës nga shteti ynë

Gazetari i ATV dhe Redaktori i gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch në bisede me ambasadorin e Palestines ne OKB z.Ibrahim Khraishi

Gjenevë-UN / 7 nentor –Ambasadori palestinez në OKB në Gjenevë, Ibrahim Khraishi, në një bisedë për ATV-në, tha se i është mirënjohës popullit të Kosovës për solidaritet me popullin palestinez, por, vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, për ta është e papranueshme.

Palestinezët, mirënjohës për solidaritet, por e kundërshtojnë ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Ambasadori i Palestines në OKB, nuk përmendi nëse Palestina do ta njohë pavarësinë, por tha se fillimisht Kosova duhet ta zhvendosë ambasadadën për në Tel Aviv

“Ne e vlerësojmë që kosovarët po solidarizohen me popullin palestinez gjatë këtij gjenocidi kundër palestinezëve tanë, civilëve tanë në Gaza, por ne kemi një problem me Kosovën që vendosët ju, udhëheqja juaj për të hapur një ambasadë në Jerusalem. Kjo tashmë është e pranueshme për ne. Është shkelje e legjitimitetit ndërkombëtar dhe të së drejtës ndërkombëtare. Pra, shpresoj se Kosova, lidershipi i Kosovës, do ta rishqyrtojë këtë dhe për ta mbyllur këtë ambasadë në Jerusalem. Ne duam që ata të shkojnë në Tel Aviv dhe kjo do të na hapë dyert që të mendojmë ndryshe me Kosovën dhe popullin e Kosovës. Por, ne i urojmë kosovarëve gjithë paqen dhe qetësinë, sepse nuk duam të shohim asnjë luftë apo konflikt. Ne e dimë atë më shumë se kushdo”, tha Khraishi.

Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas nisi Operacionin Al-Aksa Flood – një sulm i befasishëm me shumë drejtime që përfshinte një breshëri raketash dhe infiltrime në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se inkursioni kishte për qëllim hakmarrjen për sulmin në xhaminë Al-Aksa dhe dhunën në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.Për të gjitha këto, si dhe marrëdhëniet e Palestinës me Kosovën dhe me Shqipërinë, ambasadori palestinez në OKB, Ibrahim Khraishi, flet në një intervistë ekskluzive për  tv ATV dhe gazetën zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch

Ibrahim Khraishi është ambasador palestinez në Zvicër dhe përfaqëson Autoritetin Palestinez në Kombet e Bashkuara në Gjenevë. Ky mjek i trajnuar vjen nga një familje e vjetër e Bregut Perëndimor nga e cila vjen edhe kryeministri i parë me origjinë shqiptare palestineze Ahmed Hilmi Abdulbaki (1883-1969), shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Ambasadori Palestinez në Zvicër: Netanyahu është terrorist!

Biseda me ambasadorin palestinez në OKB, z. Khraishi filloi duke folur për situatën aktuale në Lindjen e Mesme, në veçanti sulmet e Hamasit nga Rripi i Gazës kundër Izraelit. Në lidhje me këtë, ambasadori Khraishi fillimisht deklaroi: “Dënoj të gjitha format e dhunës ndaj popullatës civile. Nga të gjitha anët, çdo viktimë civile është një tragjedi. Por Izraeli është përgjegjës për gjithë këtë katastrofë humanitare. Këto provokime dhe sulme nuk janë të parat nga ana e Izraelit, ato datojnë shumë më herët, sulmet e Izraelit kundër objektivave civile në Palestinë kanë ndodhur disa herë.

Ambasadori palestinez në Zvicër e cilëson situatën në rajon si shumë dramatike dhe katastrofike. Sipas tij, “më shumë se 10.000 civilë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më sot, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë”. Më shumë se 4,000 fëmijë u vranë dhe më shumë se 25,400 u plagosën. Rripi i Gazës po bëhet një varrezë për fëmijët, ka thënë shefi i OKB-së, Guterres. Gjatë rrethimit izraelit të Gazës, më shumë se 1.300.000 palestinezë u larguan nga veriu në jug të Rripit të Gazës, ndërsa 2.3 milionë Gazanë mbetën pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant. »

“Izraeli okupues ka kryer dhunë kundër civilëve në Palestinë për dekada. Prej vitesh paralajmërojmë për shpërthim të situatës, shkelje të rënda të të drejtave të njeriut ndodhin çdo ditë pa u sanksionuar në nivel ndërkombëtar.. », shpjegon Ibrahim Khraishi.

Ambasadori kritikon kryeministrin izraelit. Sipas tij, me deklaratat e tij të përditshme raciste kundër qeverisë së tij, po i hedhin benzinë ​​zjarrit.

Sipas Ibrahim Khraishi, “pala palestineze është e gatshme të zbatojë vendimet e OKB-së, ndërsa qeveria aktuale izraelite refuzon ta bëjë këtë. Ata këmbëngulin në pozicionin e tyre të pushtimit të Palestinës. Kjo po shkakton vuajtje në Rripin e Gazës.

Ambasadori ka frikë se “do të ketë një numër të pabesueshëm viktimash, veçanërisht civilë”. Tani duhet të ketë një armëpushim. Ibrahim Khraishi lutet: “Lëri armët! Të gjitha! »

Ambasadori Palestinez në OKB: Nuk kemi problem me shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, por me Prishtinën që hapi ambasadën në Jerusalem dhe jo si gjithë bota në Tel Aviv

I pyetur për marrëdhëniet mes palestinezëve dhe shqiptarëve, ambasadori palestinez në OKB, z. Khraishi tha duke qeshur se “ne palestinezët kemi marrëdhënie shumë të mira me popullsinë shqiptare, por jo me Prishtinën”.

Përse Palestina nuk e njohur, apo kur do ta njohë Kosovën si shtet, ambasadori palestinez në OKB, z. Ibrahim Khraishi për ATV dhe Le Canton27.ch u përgjigj: “Dua së pari të përshëndes dhe falënderoj shqiptarwet liridashës, që në këto kohë të vështira për ne, u solidarizuan me popullin tonë, këtë e pashë me sytë e mi gjatë protestave tona në Gjenevë dhe qytete e tjera të Zvicër, solidaritetin tuaj me ne, ku pashë flamujt jo vetëm të Zvicrës dhe të vendeve të tjera, por edhe të Shqipërisë dhe të Kosovës. E di që ka pasur edhe demonstrata pro-palestineze edhe në Kosovë dhe në Shqipëri, për të cilat jemi mirënjohës. Siç e thamë, ne nuk kemi probleme me popullin shqiptar, por me Prishtinën zyrtare, si të njëanshme me politikat ilegale në kundershtim me komunitetin nderkombëtar të ish-qeverisë së Kosovës, e cila para katër vitesh hapi një ambasadë në Jerusalem, gjë kjo ne kundershtim me karten e OKB-në dhe koventat ndërkombëtare, përedrisa vendet nga mbare bota kanë hapur ambasadat e saj në Tel Aviv. Me këtë, Kosova u tregua e njëanshme dhe viktimë e shantazhit. Kjo ambasade ilegale e Kosoves ne Jeruzalem i ka bere sherr edhe vete Kosovës, sepse qe kater vite nga asnje shtet Kosova ende nuk eshte njohur. Popullata e Kosovës dhe ata të Shqipërisë sa e dime janë vëllezër, si ka mundësi që një shtet të hap ambasadën e saj në Tel Aviv e tjetri në Jerusalem?!.. »

“Përkunder rrespektit për popullatën shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, me keqardhje e themi se nuk do të ketë njohje të Kosovës përderisa Kosova t’mos e tërheqë ambasadën e saj nga Jeruzalemi.”, vazhdoi ambasadori palestinez në OKB, z. Ibrahim Khraishi. .

Propaganda izraelite u demantua nga Shtëpia e Bardhe kur u tha se « Presidenti amerikan Joe Biden nuk ka pare fëmijet me koka te prera » siq kishin shkruar mediat e Tel Avivit

Ambasadori Khraishi, ka refuzuar vendimin e qeverisë zvicerane për të vendosur Hamasin në listën e terrorizmit dhe vendimin e saj për të pezulluar ndihmën për OJQ-të palestineze.

Këshilli Federal kohët e fundit vendosi të shqyrtojë opsionet ligjore që do të lejonin Hamasin të konsiderohet një organizatë terroriste.

Por, sipas ambasadorit palestinez « Zvicra duhet ta konsiderojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu një terrorist. Hamsi nuk eshte nje organizate terroriste.. » tha ne vazhdim amasasadori  Khraishi  për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.duke shtuar se « ky grup islamik është pjesë e shoqërisë palestineze. »

Komuniteti ndekrombëtar, sipas  Khraishi “po mbyll syte përballe krimeve dhe masakrave te Izraelit qe po ushtron te gjitha fromat e dhunes duke bere  krime, masakra, spastrime etnike dhe gjenocid mbi popullaten civile..”

Njekohesisht ambasadori izraelit ne OKB ka akuzuar kreun e qeverisë izraelite dhe presidentin amerikan Joe Biden për « gënjeshtra », veçanërisht për prerjen e kokës së 40 foshnjave nga Hamasi. Askush nuk mund ta imagjinojë këtë turp për të gjithë ata qe propaganduan. Feja jone islame e ndalon nje gjë te tille! Por, Shtëpia e Bardhe ka mohuar se presidentii amerikan, se i ka pare kufomat e fëmijeve me koka te prera..”

Sipas ambasadorit  Khraishi “ne kemi  kekruar nga Komisioneri i Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, të kontrollonte listën e viktimave izraelite, sespe ne nuk ju besojmë atyre”

Autoriteti Palestinez ende beson se Zvicra ka një rol për të luajtur në qetësimin e situatës.

Por, ambasadori palestinez tha se ishte « i befasuar » nga njoftimi të mërkurën nga ministria e jashtme zvicerane se po pezullonte ndihmën për gjashtë OJQ-të palestineze.

Ambasadori palestinez në OKB në Gjenevë ve vazhdim tha se « një armëpushim i menjëhershëm duhet të jetë qëllimi i parë për të gjithë ne, në mes të konfliktit të vazhduesmidis Izraelit dhe Palestinës.

Duke shprehur zhgënjimin e tij për « mungesën e udhëheqësve të mençur » për të gjetur një zgjidhje paqësore për sfidat globale, veçanërisht në Lindjen e Mesme, Ibrahim Khraishi i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që « të respektojë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar ».

Ambasadori beri thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm, sigurimin e aksesit dhe ndihmës emergjente humanitare, rivendosjen e nevojave themelore njerëzore në Gaza, dënimin e sulmeve të Izraelit kundër civilëve palestinezë dhe infrastrukturës civile dhe dënimin e rrethimit të plotë të Gazës, si dhe të Izraelit. veprimet dhe vërejtjet « që përbëjnë spastrim etnik » dhe « nxitje për gjenocid ». Ai gjithashtu u bëri thirrje shteteve të vendosin një embargo të dyanshme të armëve ndaj Izraelit dhe t’i japin fund « mosndëshkimit për shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Izraeli ».

 

Derniers articles