11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Shqiperia zgjedh per president te ri ushtarakun Bajram Begaj

Tirane, 4 qershor -Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Bajram Begajn president të Shqipërisë. Begaj ishte propozuar dje si kandidat për president nga Partia Socialiste dhe në seancën e Kuvendit është zgjedhur si president me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim, njfton nga Tirana korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj. Presidenti i ri pritet ta marrë detyrën më 24 korrik.

Procesi i votimit u bojkotua nga një numër i deputetëve të opozitës, në krye me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili e konsideroi se si gjatë procesit, ashtu edhe vet kandidati është shkelur kushtetutën.

Sipas z.Berisha “Kushtetuta e Shqiperise ne nenin 167 percakton: Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.”

Derniers articles