15.2 C
Berne
samedi 30/09/2023

Edhe një mbështetje ndërkombëtare për simbolin e gjenocidit në Kosovë!

Gazetarja dhe shkrimtarja nga Galicia e Spanjës, Ana Expósito Valle mbështet simbolin e gjenocidit në Kosovë!

E kaluara nuk mund të harrohet pa vënë drejtësinë në vend! 

Gazetarja e luftës nga Galicia e Spanjës Ana Expósito Valle, autore e librit “Mirupafshim në Kosovë, që paraprakisht ishte botuar në Spanjë, në gjuhën galicishte, në vitin 2000, sapo është kthyer nga Ukraina doli në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Ana Expósito Valle, gazetare nga Galicia e Spanjës që ka raportuar nga lufta në Bosnjë e Hercegovinë dhe nga Kosova, kohëve të fundit ka qëndruar në Ukrainë e përfshirë nga agresioni rus. Sapo u kthye nga Ukraina, ajo doli në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në rrjetin social Facebook ajo shkruan:

E kaluara nuk mund të harrohet pa vënë drejtësinë në vend! 

Si gazetare që e njeh mirë tragjedinë kombëtare që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës, një pjesë të rrëfimeve rrëqethëse i kam publikuar edhe në librin Vemonos en Kosovo, botuar dhe në gjuhën shqipe nga Shtëpia botuese “Koha” në Prishtinë, mbështes iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.  

Përveç mbështetjes publike në rrjetin social Facebook dhe Twiter, zonja Ana Expósito Valle u pohoi drejtuesve të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” se do t’u drejtohet më shumë se 300 gazetarëve të pavarur të shteteve demokratike që të përkrahin këtë nismë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon zonjën Ana Expósito Valle për këtë përkrahje shumë të rëndësishme për ne.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...