Doktor Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit për Emergjencat Shëndetësore e bëri deklaratën e tij në një konferencë shtypi në Gjenevë të Zvicrës, duke thënë se disa vende po përjetojnë një valë të dytë të pandemisë.
“Rritja aktuale në disa vende mund të konsiderohet si një valë e dytë, ose një kulmim i dytë i epidemisë. Me fjalë të tjera, sëmundja nuk ka arritur një nivel shumë të ulët, ka ruajtur nivelin e ulët dhe më pas do të kthehet më vonë gjatë vitit”, deklaroi Ryan.
Gjatë konferencës për shtyp, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus sërish shprehu shpresën e tij që vaksina kundër koronavirusit të jetë gati së shpejti dhe të shkojë tek ata që kanë më shumë nevojë.
Ai deklaroi se shumë liderë kanë bërë zotime dhe po vazhdojnë të promovojnë idenë e zhvillimit të vaksinave anti-COVID si produkt publik global.