32.3 C
Berne
samedi 20/06/2026

Mirë se vini në Hotel ZÜRICH në Durrës, destinacioni ideal për pushimet e juaja!

Durrës, Qershor 2026 – Bregdeti shqiptar po pasurohet me një tjetër destinacion tërheqës turistik. Duke filluar nga 1 korriku, dyert e tij hap ZÜRICH HOTEL në Durrës, një kompleks modern që synon t’u ofrojë pushuesve komoditet, relaks dhe mikpritje shqiptare pranë detit Adriatik.

I konceptuar si një hotel familjar me standarde bashkëkohore, ZÜRICH HOTEL vjen me një ofertë të veçantë për pushuesit nga diaspora, veçanërisht për bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Që në momentin e mbërritjes, mysafirët do të kenë mundësinë të shijojnë ambiente moderne dhe komode, të dizajnuara për të ofruar rehati maksimale gjatë qëndrimit. Mëngjesi është i përfshirë në çmim, ndërsa pishina e hotelit krijon hapësirën ideale për relaksim dhe argëtim për të gjitha grupmoshat.

Përveç akomodimit cilësor, hoteli ofron edhe një gamë të gjerë shërbimesh shtesë, duke përfshirë transportin me Shuttle Bus, palestër moderne, qendër SPA, si dhe ambiente të dedikuara për pushim dhe rekreacion.

Një nga pikat më tërheqëse të hotelit është gastronomia. Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë specialitete të përzgjedhura në restorantin « Biftek & Nikkei Cuisine », ku ndërthuren shijet tradicionale dhe ato moderne ndërkombëtare. Ndërkohë, Lobby Sunset Bar ofron atmosferën perfekte për të kaluar mbrëmje të këndshme me familjen dhe miqtë, duke shijuar perëndimet magjepsëse të diellit pranë bregdetit.

Oferta e hapjes është veçanërisht atraktive. Çmimet për të rriturit fillojnë nga vetëm 49 euro për person, ndërsa fëmijët deri në moshën 14-vjeçare mund të akomodohen për vetëm 24 euro, duke e bërë ZÜRICH HOTEL një zgjedhje ideale për pushimet familjare.

Patroni i hotelit, një sipërmarrës me origjinë nga Presheva, shpreh kënaqësinë e veçantë për të mirëpritur bashkatdhetarët nga Zvicra, Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe e gjithë diaspora shqiptare.

« Qëllimi ynë është që çdo mysafir të ndihet si në shtëpinë e tij. Kemi investuar në cilësi, rehati dhe shërbim profesional për t’u ofruar pushuesve një eksperiencë të paharrueshme në bregdetin shqiptar », thotë ai.

Me lokacionin e favorshëm pranë detit, shërbimet moderne dhe çmimet konkurruese, ZÜRICH HOTEL synon të bëhet një nga adresat më të preferuara të sezonit veror në Durrës.

Për rezervime dhe informata shtesë:

📞 WhatsApp (Zvicër): +41 79 850 01 01

📞 Shqipëri: +355 69 474 0838

Rezervoni tani dhe shijoni pushimet tuaja në Durrës, aty ku mikpritja shqiptare takohet me komoditetin modern. Ju mirëpresim me kënaqësi bashkatdhetarët tanë nga Zvicra! Ju mirëpret patroni nga Presheva

 

Derniers articles