5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Afaristi i njohur nga Kumanova në Zvicër Sami Mustafa takon në Bernë presidenten e Zvicrës Madame Viola Amherd

Bernë, 3 nentor -Ne kryeqytetin helvetik Bernë javen qe e lam pas eshte mbajtur dreka presidenciale (Presidentiel Luncheon-2024) me presidenten e Zvicres Madame Viola Amherd ku ne mesin e rreth njeqind mysafireve, kryesisht ambasadorë, gazetarë boteror, diplomatë, autoritete te larta nga Qeveria e Konfedrates zvicerane si dhe perfaqesues te organizavtave nderkombëtare…mori pjese edhe afaristi dhe humanisti i njohur Sami Mustafa, patron i kompanise se njour AMBRELLA i cili jeton dhe vepron ne Wil (SG) te Zvicrës, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Ndryshimi, progresi i shqiptarëve të Zvicrës është i jashtëzakonshëm, kete e pranoi edhe presindentja Viola Amherd ne Bernë 

Pas drekes Sami Mustafa ka takuar presidenten e Zvicres znj.Viola Amherd. Fillimsiht z.Mustafa ka falenderuar presidenten e Zvicres për kontributin e popullates zviceran dhe Qeverise helvetike ne Kosovë gjate dhe pas luftes ne rajon. Njëkohesisht afaristi Mustafa ne emer te komunitetit shqiptar ne Zvicer ka falenderuar znj.Amherd për strehimin e mbi 60.000 azilkërkuesve kosovare gjate luftes ne Kosovë te cilet me pastaj u kthyen ne vendlindje ne baza vullnetare.

”Një falënderim për Presidentin e APES, Jean Musy deh kolegut te tij Nefail Maliqit, anetar i komiteti, për organizimin e drekës presidenciale në Bernë, ku pata nderin të takoja figura të larta institucionale si Viola Amherd, Presidente e Shtetit,  Eric Nussbaumer, President i Parlamentit Zviceran etj.. » theksoi Mustafa për gazten zvicerane en shqip Le Canton27.ch

Sami Mustafa nga presidetja e Zvicres ka kerkuar nje angazhim me te madhe te qeverise zvicerane ne Maqedonine e Veriut pasi ne Zvicer kemi nje komunitet të madh dhe te rendësishëm ne kete vend.

Nga ana e saj, presidentja Viola Amherd ka shprehu kenaqesine qe ka takuar afarist si Muahrrem Salihun te cilet po mbajne ekonomine zvicerane por edhe ate ne vendlindje te cilet tashme ne Zvicer jane shembull integrimi dhe suksesi, numir i te cileve sillet mbi 300.000 shqiptarë, kur rreth 100 mije jane nga Maqednia Veriore.

Për te dëshmuar fjalet e presidentes zvicerane se «shqiptareret sot ne Zvicer jane vërtetë shembull integrimi dhe suksesi» tregon edhe kjo shifer:  Sot në territorin e Zvicrës jane mbi 10.000 kompani, firma këto që jane pronësi të sipërmarrësve shqiptarë, që gjenden ne duart e tyre qofshin ata nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia Veriore, Presheva apo Mali i Zi, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne fund Sami Mustafa ka ftuar per nje vizite presidenten e Zvicres ne Kumanovë, për te pare se si valojne flamujt e Zvicres ne ke republike paralel me  flamujt kombëtar kuqezi, për te deshmuar se diaspora jone shqiptare me 300.000 sa jane ne Zvicer, ne mesin e tyre mbi 100 mije nga Maqedonia Veriore, qe jane pjese e kantonit te 27 i Zvicres.

Biznesmeni dhe veprimtarrja e njohur sami Mustafa gjate kesaj dreke presidenciale në Bern të Zvicrës, pos takimit me presidenten Viola Amherd ai ka takuar edhe Eric Nussbaumer, President i Parlamentit Zviceran, amasadore te shume vendeve botërore, biznesmenë dhe personalitete tjera.

Kush është Sami Mustafa ?

Sot kur flasim për mërgimtarët në Zvicër apo vendet tjera evropiane, nuk bëhet fjalë më per integrim, të cilët e kanë tejkaluar këtë problem, që tashmë janë edhe shembull, por për kontributin me investimet e tyre në vendlindje.

Njëri nga ta është edhe Sami Mustafa që njihet në Zvicer dhe Maqedonine Veriore, një afarist i suksesshëm, për të cilin më së miri flet puna e tij. Sami Mustafa, pos si afarist i njohur eshte edhe nje veprimtar i njohur i ceshtjes kombetare dhe pronar i kompanise AMBRELLA, kompani kjo e suskesesshme e cila sot eshte konkurrente edhe me kompanite simotra në Zvicer,  shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Sami Mustafa eshte nje afarist i pakonkurrentë që  ka shume punëtorë ne Zvicer dhe vendlindje i cIli  bazat e  perofesonin për mbrojtjet e diellit (Raffstore dhe Tenda) bazat i mori pikërisht ne Zvcier.  Sami Mustafa, pos qe njihet  binesmen ai nder shqiptaret njihet edhe humanist i cili ka ndihmuar te varfurit ne Maqednine Veriore, Kosovë dhe Luginen e Presheves nxenes dhe studente si dhe shkollat shqipe dhe infrastruktruren ne vendilndje.

Derniers articles