1.8 C
Berne
mercredi 11/12/2024

Afaristi i njohur zvicerano-italian me origjine shqiptare Muharrem Salihu takon në Bernë presidenten e Zvicrës Madame Viola Amherd

Bernë, 3 nentor -Ne kryeqytetin helvetik Bernë javen qe e lam pas eshte mbajtur dreka presidenciale (Presidentiel Luncheon-2024) me presidenten e Zvicres Madame Viola Amherd ku ne mesin e rreth njeqind mysafireve, kryesisht ambasadorë, gazetarë boteror, diplomatë, autoritete te larta nga Qeveria e Konfedrates zvicerane si dhe perfaqesues te organizavtave nderkombëtare…mori pjese edhe afaristi dhe humanisti i njohur Muharrem Salihu i cili jeton dhe vepron dje në Lausanne, sot ne Venezzia te Italisë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Ndryshimi, progresi i shqiptarëve të Zvicrës është i jashtëzakonshëm, kete e pranoi edhe presindetnja Viola Agmerd ne Bernë 

”Një falënderim për Presidentin e APES, Jean Musy, për organizimin e drekës presidenciale në Bernë, ku pata nderin të takoja figura të larta institucionale si Viola Amherd, Presidente e Shtetit, dhe Eric Nussbaumer, President i Parlamentit Zviceran.  Gjatë dialogut tonë, eksploruam perspektiva të përbashkëta dhe hapëm rrugë të reja për bashkëpunim në dobi të komuniteteve tona. Amherd-it i dhurova një katalog mbi historinë e ish Grand Hotel Venezia-s, sot seli e administratës rajonale, e sponsorizuar nga Mela Group, një simbol i kulturës dhe identitetit të përbashkët”, theksoi Salihu.

Pas drekes Muharrem Salihu ka takuar presidenten e Zvicres znj.Viola Amherd. Fillimsiht Salihu ka falenderuar presidenten e Zvicres për kontributin e popullates zviceran dhe Qeverise helvetike ne Kosovë gjate dhe pas luftes ne rajon. Njëkohesisht afaristi  Salihu ne emer te komunitetit shiptare ne Zvicer ka falenderuar znj.Amherd për strehimin e mbi 60.000 azilkërkuesve kosovare gjate luftes ne Kosovë te cilet me pastaj u kthyen ne vendlindje ne baza vullnetare.

Muharrem Salihu nga presidetja e Zvicres ka kerkuar nje angazhim me te madhe te qeverise zvicerane ne Kosovë dhe Luginen e Presheves pasi ne Zvicer kemi nje komunitet të madh dhe te rendësishëm ne kete vend.

Nga ana e saj, presidentja Viola Amherd ka shprehu kenaqesine qe ka takuar afarist si Muahrrem Salihun te cilet po mbajne ekonomine zvicerane por edhe ate ne vendlindje te cilet tashme ne Zvicer jane shembull integrimi dhe suksesi, numir i te cileve sillet mbi 300.000 shqiptarë.

Për te dëshmuar fjalet e presidentes zvicerane se « shqiptareret sot ne Zvicer jane vërtetë shembull « integrimi dhe suksesi » tregon edhe kjo shifer:  Sot në territorin e Zvicrës jane mbi 10.000 kompani, firma këto që jane pronësi të sipërmarrësve shqiptarë, që gjenden ne duart e tyre qofshin ata nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia Veriore, Presheva apo Mali i Zi, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne fund Muharrem Salihu ka ftuar per nje vizite presidenten e Zvicres ne Luginen e Presheves, për te pare se si valojne flamujt e Zvicres ne Lugine paralel me  flamujt kombëtar kuqezi, për te deshmuar se diaspora jone shqiptare me 300.000 sa jane ne Zvicer, ne mesin e tyre mbi 20 mije nga Medvegja, Bujancoa dhe Presheva, qe jane pjes ee  kantonit te 27 i Zvicres.

Biznesmeni dhe veprimtari i njohur, Muharrem Salihu gjate kesaj dreke presidenciale në Bern të Zvicrës, pos takimit me presidenten Viola Amherd ai ak takuar edhe Eric Nussbaumer, President i Parlamentit Zviceran dhe personalitete tjera.

Kush është Muharrem Salihu ?

Sot kur flasim për mërgimtarët në Zvicër apo vendet tjera evropiane, nuk bëhet fjalë më per integrim, të cilët e kanë tejkaluar këtë problem, që tashmë janë edhe shembull, por për kontributin me investimet e tyre në vendlindje.

Njëri nga ta është edhe Muharrem Salihu që njihet në Zvcer dhe Itali, një afarist i suksesshëm me emër dhe i suksesshem, për të cilin më së miri flet puna e tij. Muharrem Salihu pos si afarsit i njohur eshte edhe nje verpimtar i njohur i ceshtjes kombetare, eshte Drejtues i OJQ AFEDS, Medvegjë, Ish-këshilltarë komunal në Medvegjë dhe kandidat për Eurodeputet shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Muharrem Salihu dje ne Lausanne e sot ne Venezia eshte nje afarsit  i pakonkurrentë, i cili ka mbi 300 punëtorë ne Zvicer dhe vendlindje i cli si gastronom  prfesioan bazat i mori pikrisht ne Zvcier. Muharrem Salihu, pos qe njihet si humansit dhe biznesmen ai nder shqiptaret njihet edhe humanist i cili ka ndihmuar te varfurit ne Kosovë dhe Luginen e Presheves nxenes dhe studente si dhe shkollat shqipe dhe infrastruktruren ne vendilndje.

Derniers articles