11.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

COVID-19: Zvicra jep një lajm të mirë për mërgimtarët që shkojnë në vendlindje për festat

Bernë, 14 dhjetor -Nga sot kane hyre ne fuqi masat e reja të ndërmara javen e kaluar nga autoritetet zvicerane në Bernë. Siç kemi raportuar, Zvicra ka zgjeruar edhe listën e “vendeve në rrezik” nga koronavirusi. Ne kete liste Zvicra ka vene disa vende nga ballkani perfshire edhe Serbine, Maqedonine dhe Malin e Zi, por jo edhe Kosovën dhe Shqiperinë. Njëkohesisht edhe ata kosovare qe posedojne ende pasaporta te Serbisë. Mund të udhëtojne nga Zvicra përmes Serbisë (transit) për ne Kosovë!

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” ne kontakt me disa mërgimtarë nga Kosova te cilet posedojne pasaporta serbe kishin shprehur shqetesime dhe dilema se a do te mund të shkojne apo jo sivjet pushime në Kosovë, per shkak masave te reja te autoriteteve zvicerane, te cilat Serbinë kanë vënë në listën e zezë të “vendeve ne rrezik” për shkak COVID-19.

Gazeteta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” lidhur me kete për dy dite rresht ka takua dhe biseduar me autoritet zvicerane ne Bernë, sipas të cilëve Zvicra ju mundëson mëgimtaret kosovarë edhe me pasaporta serbe të shkojne ne Kosovë për pushime edhe pse Serbia është në listën e zezë të “vendeve në rrezik”!

“Duhet të vendosen në karantinë, njerëzit që kthehen nga një rajon ose shtet në listë. Pra, merret parasysh destinacioni dhe jo pasaporta e personit që çon në karantinë. (“Doivent se placer en quarantaine, les personnes au retour d’une région ou d’un Etat inscrits sur la liste. C’est bien la destination et non le passeport des personnes qui conduit à une mise en quarantaine. “) ka dekalruar sot Yann Hulmann, zëdhënës nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) ne Bernë për gazeten zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”

“lista azhurnohet rregullisht, zakonisht çdo 14 ditë. Shkalla e incidencës së virusit mund të ndryshojë shumë shpejt në një zonë, kështu që azhurnimi i listës çdo ditë nuk është i mundur. Nuk duhet të ketë një listë të azhurnuar deri në fillim të vitit të ardhshëm.” ka shtuar z.Hulmann

Zyrtari nga Berna ne vazhdim shpjegon se “Sipas masave dhe ligjeve zvicerane ata qe kalojne, nen 24 ore qendrimi tranzite përmes nje “vendi ne rrezik”, ne kete rast nëpër Serbi, kosovarët nu do t’i nenshtrohen karantinimit”

“Janë të përjashtuar nga karantina e përmendur në art. 2 persona: të cilët kanë qëndruar në një shtet apo zonë me një rrezik të lartë infeksioni për më pak se 24 orë si pasagjer tranzit (“Sont exemptées de la quarantaine visée à l’art. 2 les personnes: qui ont séjourné dans un État ou une zone présentant un risque élevé d’infection pendant moins de 24 heures en tant que passager en transit”)

Në Zvicër, aktualisht jetojnë rreth 300,000 shqiptarë, prej të cilëve më shumë se 200,000, vijnë nga Kosova, 60,000 nga Maqedonia e Veriut dhe rreth 40,000 shqiptarë nga Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Pas italianëve, ata përfaqësojnë komunitetin e dytë më tëmadh të të huajve në Zvicër .

Sipas gazetes zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” në Zvicër sot jetojnë afro 100 mijë shqiptarë me pasaporta serbe edhe pas 12 vitesh pamvarësie?!

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...