10.7 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Bruksel, përfundon « ndeshja » Kosovë-Serbi 2:0 / Arrihet miratimi i Deklaratës për të zhdukurit. Kurti refuzon asociacionin serb sipas Vucicit

Bruksel. 2 prill -Mbyllet vone takimi Kosovë-Serbi  ne Bruksel pas deklerates se  përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe dy konferenca shtypi bne natyre para EEAS ne Beruksel tre kyreemnistrit shqiptar Albin Kurtit dhe presidentit serbe Aelksander Vucic. Sipas gaztes zviceraen ne sqhiép qe ndqoi takimin persefafermi ne Bruksel, kjo « ndeshje » mes Kosoves dhe Serbise rezultoi 2:0 ne favopr te Kosaovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim zyrtar me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, në praninë e të dërguarve të Bashkimit Europian, ku u arrit vetëm miratimi i Deklaratës për të Pagjeturit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të propozuar nga pala serbe. Të pranishëm në mbledhje ishin i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, njofton nga seléia e BE-së ne Bruksel gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Ekipi Menaxhues prezantoi një draft statut në gjithsej 67 nene. Një draft statut i tillë çfarë dëgjuam e lexuam, është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën dhe përkundër kësaj, ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Kurti përpara mediave.

“Unë propozova një draft-vizion, përkitazi me nenin 7 dhe 10 të marrëveshjes bazë. Besoj që ajo do të trajtohet me seriozitet nga ndërmjetësit, sepse në atë mënyrë do të ndërtojmë diçka të drejtë”, vijoi më tej ai.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se ua ka dorëzuar ndërmjetësve evropianë edhe një dokument ku, sipas tij, dëshmon se Serbia ka shkelur 8 nga 11 pikat e Marrëveshjes së Ohrit që nga arritja e ujdisë.

Kurti me propozim-normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi si Kroaci- Serbi

Pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli në lidhje me dakordimin për deklaratën për të pagjeturit gjatë luftës si edhe draft statutin për Asociacionin.

Kryeministri Kurti tha se Borrellit dhe Lajçakut ua ka dorëzuar edhe një dokument duke ua dëshmuar se koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq, ka dhënë betim në parlamentin e Serbisë dhe e njëjta është në konflikt të interesit.

“Pra kam renditur disa fakte për koordinatoren e Ekipit Menaxhues. Por ajo çfarë është e qartë është se me rastin e prezantimit të këtij draft-statuti, mund të thuhet se Ekipi Menaxhues është de-komisionuar me qenë se nuk ka më as funksion, rol dhe as status”, tha kryeministri Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka lëshuar një koment për lidhur me Deklaratën për Personat e Zhdukur në Bruksel, e cila është dakorduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka thënë se termi “zhdukje me detyrim”, që përsëritet shpeshherë në Deklaratë, nuk është term strikt legal. Sipas tij, kjo shprehje më shumë ka të bëjë me rrethanat nën të cilat një person është zhdukur.

Borrell kritikoi zgjedhjet në veri, i reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zgjedhjet e 23 prillit të mbajtura në veri ku dalja ishte e ulët. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha se kjo mund të prodhojë më shumë krizë në të ardhmen.

Kurti tha se bojkotimi i zgjedhjeve dhe institucioneve nga Lista Serbe është gabim që nuk duhet ta paguajnë qytetarët.

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka pranuar se është miratuar Deklarata për Personat e Zhdukur, teksa pohoi se tek përfaqësuesit e BE-së, ka dorëzuar edhe një dokument, ku rëndit shkeljet e 8 nga 11 nenet e marrëveshjes së 27 shkurtit.

”Më duhet të theksoj që dorëzova tek ndërmjetësit një dokument, mbi atë sesi nga 27 shkurti, Beogradi zyrtar e ka shkelur marrëveshjen”.

”Nga 11 nene të marrëveshjes bazë, 8 prej tyre i ka shkelur Beogradi zyrtar”.

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...