15.2 C
Berne
samedi 30/09/2023

VIDEO-SYRI TV/ Deklarata skandaloze e Ramës në Greqi, reagon diplomati: Narcisti rrëzoi shkencën evropiane

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjate forumit ekonomik të Delfit në Greqi se shqiptarët dhe serbët janë kushërinj. Deklarata skandaloze është pasuar me reagime të menjëhershme në Tiranë. Studiuesi dhe diplomati Shaban Murati, ka ngritur shqetësimin se një deklaratë e tillë u shkon për shtat pretendimeve territoriale serbe nga veriu i Kosovës deri në Adriatik.

Kryeministri Edi Rama është bërë protagonist i një deklarate skandaloze gjatë forumit ekonomik të Delfit në Greqi. Shefi i qeverise shqiptare u shpreh gjatë fjalës së tij, se të gjithë popujt e Ballkanit, pra edhe shqiptaret e serbët, janë kushërinj me njëri-tjetrin.

‘Për shtetet si ato tonat në Ballkan, të gjithë jemi kushërinj me njëri-tjetrin, të gjithë kemi pikëpamjet tona personale sa i takon ligjit dhe drejtësisë. Bashkimi Europian është burimi i vetëm i njohurive dhe i shpresave për të ndërtuar një shtet funksional demokratik’, është shprehur Rama në Greqi.

Ndaj deklaratës së Ramës nuk kanë munguar reagimet në Tiranë. Studiuesi dhe diplomati Shaban Murati, ka ngritur shqetësimin se një deklaratë e tillë u shkon për shtat pretendimeve territoriale serbe nga veriu I Kosoves deri ne Adriatik.

Sinkron Shaban Murati

‘Nëse shqiptarët janë kushërinj me serbët, a i bie që edhe shqiptarët janë fise sllave të përtej Uralit, që kanë ardhur bashkë me kushërinjtë e tyre serbë në Ballkan në shekullin 7 të erës sonë, ku kanë gjetur ca popuj, që quheshin ilirë, dhe të cilët kishin toka me tepri, që me të drejtë ia morën fiset sllave.

Narcisti i mësipërm me një të goditur rrëzoi për tokë të gjithë shkencën europiane dhe albanologjinë, shkencëtarët dhe albanologët europianë dhe shqiptarë, me mjekër e pa mjekër, që prej shekujsh janë lodhur kot dhe kanë shkruar me qindra libra për të vërtuar gjenezën ilire të shqiptarëve.

Kjo mund të çojë në atë që kushërinjtë serbë mund t’u kërkojnë kushërinjve shqiptarë zbatimin e tapive sllave të tokave të kushërinjve dhe mund të firojnë disa territore të tjera shqiptare, p.sh. në Veri të Kosovës ose edhe ndonjë copë deti Adriatik’, ka shkruar Shaban Murati.

Murati ka ironizuar Kryeministrin duke thënë se me zbulimin e madh të gjenezës së përbashkët sllave të shqiptarëve dhe të serbëve, tani Ballkani do të gjejë paqen dhe lumturinë e premtuar nga kushërinjtë tanë serbë.

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...