16 C
Berne
mardi 30/04/2024

Borrell: Më 14 shtator Kurti dhe Vucic ne Bruksel ne raundin e radhës te bisedimeve Kosovë-Serbi

 

Bruksel, 31 gusht -Shefi i diplomacise se Bashkimit Evropian, Josep Borrel tha se më 14 shtator do të pres në Bruksel udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për një takim të nivelit të lartë, dy delegacione nga Prishtina dhe Beogradi te prire nga Kryeministri i Kosovrs Albin Kurti dhe presidenti i Serbise Aleksaner Vucic, njofton gazeta zvicerane nevshqip Le Canton27.ch

Ai e paralajmëroi takimin në një konferencë më gazetarë në përfundim të një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, duke theksuar se në takim do të kërkohen zgjidhje për situatën aktuale ndërmjet të dyja vendeve.

Situata në veriun e Kosovës u tensionua nga fundi i muajit maj pasi grupe qytetarësh serbë u hodhën në protesta për të kundërshtuar dërgimin me polici në zyrat e tyre të kryetarëve shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e muajit prill, që u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Në fillim të muajit qershor Bashkimi Evropian kërkoi uljen e tensioneve përmes pezullimit të operacioneve policore në veri, zhvendosjes së kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës

Qeveria e Kosovës tashmë ka përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe është pajtuar për organizimin e zgjedhjeve të reja ndërsa ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës për mungesë të bashkërendimit lidhur me zhvillimet në veri.

Por Bashkimi Evropian ka thënë se veprimet e qeverisë ‘janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të tjerë’ për të zbutur krizën në veri dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Derniers articles

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar, të presim përfundimin e hetimeve…

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...