Bernë, 20 maj -Nje politikan dhe analist (Avni Arifi) para nje jave eshte degjuar në një tv te kete thëne se « dhjetëra mijera shqiptare nga Kosova paskan fituar azilin ne Zvicer dhe vendet tjera eropiane duke u deklaruar se «ishin të kërcnuar nga UCK », njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Gjurmeve te kësaj deklarate redaksia në fjalë ka kontaktuar policine fedarele dhe ministrinë e Puneve te Brendshme ne Zvicer dhe Gjermani, rrespektivisht zyrat për migarcion në Bern dhe Berlin të cilat shifra, autoritet zvicerane dhe gjermane i kane demantuar.
Sipas tyre, ka pasur disa azilkërkues nga Kosova që kane përmendur kërcënime nga UÇK-ja për ta fituar azilin, ata jane disa serb dhe disa tjere jo-shqiptarë, por shqipare ska pasur shume, pak e hiq, te cilet mund t’i numerosh në gishterinj.
« Po, siç thashë, është pothuajse e sigurt që shifra prej « dhjetëra mijërash » është e pasaktë…… » (« Oui, comme je l’ai dit, il est presque certain que le chiffre de « dizaines de milliers » est erroné…) ka deklaruar zyrtari R.K nga Berna për redaksine e gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Ajo dekleratë ishte skandaloze, madje thike me dy teha. Tash shtrohet pyetja pse kjo deklaratë, per te kempremtuar UCK-ne gjoja paska kercnuar shqiptaret, apo për te kompremetuar diasporën shqiptare tash ne prag te zgjedhjeve?
Ne fakt keto doklerata i kemi degjuar edhe me pare nga politikajt dhe mediat serbe, gjoja shume shqiptare ne vitet 1999 apo pas lufte, kane kerkuar azil ne Zvicer gjoja të kercanuar nga UCK-se, propagande kjo siq dinë ta bëjë Beogradi, për qellime te kopremetejone UCK-ne dhe por edhe diasporen dhe te fus perqajne mes shqiptareve.
Jemi deshmitare jo vetem ne, por edhe nderkombetaret se UCK ka bere lufte te paster konform kartes se Gjenevës dhe nuk ka ndjekur shqiptaret e as qytetare tjere civil, por ata me uniforma te policise dhe ushtrise serbe qe kishin okupuar Kosovën që benin zullum ndaj qyetarëve, duke bërë krime e masakra, ekzod dhe spastrime etnike deri tek gjenocidi dhe dhunimi i mbi 20.000 femrave shqiptare!
