0.8 C
Berne
samedi 23/11/2024

Vdes skiatorja e njohur amerikane në Kosovë, në ditën e pamvarësisë

Bermë, 18 shkurt -Skiatorja ekstreme amerikane Catherine Rigby (52) vdiq dje (13 shkurt) në një ortek në Brezovicë të Kosovës. Catherine Rigby apo « kasha » siq e quanin, konsiderohej si një nga skiatoret më të mira telemarkuese dhe ekstreme në botë dhe konkurroi në gara të panumërta, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch 

Kasha ishte një nga vetëm tre amerikanët që kanë zbritur një 8000 në Himalaje. Ishte ne pioniere e sportit të saj e cila nuk pushoi kurrë së pushtuari malet që askush nuk i kishte pushtuar para saj. Para vdekjes së saj, ajo kishte shkuar në një udhëtim me partnerin e saj Magnus Wolfe Murray. Ata ishin duke eksploruar pista të panjohura më parë në resortin kosovar të skive para se të ndodhte tragjedia

Le Canton277.ch ka mesuar se ata të dy ishin jashtë pistes në kushte të këqija moti kur Rigby kur ortek kihste nisur te biente. Orteku nuk ishte i madh, por e shtyu skiatorin në një pemë. Më pas ajo u gjend me lëndime të rënda të brendshme, veçanërisht në mushkëri. Edhe pse partneri i saj ka qenë menjëherë në krah dhe ka marrë masa ringjalljeje, ai nuk ka mundur ta shpëtojë.

Ajo luftoi me jeten përballë plagëve të rënda në një kohë shumë të shkurtër. Magnus Wolfe Murray e kishte konfirmoi vdekjen e Rigby. Për rastin tragjik te sikiatores se njojur amerikane kane raportuar edhe mediat ne SHBA

Veçanërisht prekëse, e trishtë dhe tragjike: çifti ishte fejuar, data e dasmës tashmë ishte caktuar. « Ne donim të martoheshim në shtator, » thotë Murray. « Jam i shkatërruar. » Në vend që të planifikojë dasmën, ai tani duhet të përballet me humbjen e të fejuarës së tij, e cila u zhduk duke bërë diçka që i solli gëzim të madh…

Derniers articles