Gazetari Kushtrim Sadiku ka deklaruar se për shkak të dokumentarit për situatën e viteve të fundit në Izrael, është përballur me kërcënime serioze.
Ai tha se vetëm gjatë 72 orëve të fundit është linçuar dhe kërcënuar nga grupe të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
“Gjatë 72 orëve të kaluara jam linçuar dhe kërcënuar nga grupe në Kosovë dhe jashtë vendit. Më kanë kërcënuar me jetë, me familje dhe me punën që po bëja, duke më akuzuar se po veproja sikur të merrja anën e Serbisë”, ka deklaroi Sadiku.
« Stop me linçime dhe kërcënimeve te gazetarëve. Kolegu Kushtrim Sadiku ka bërë punën e vetë duke informuar për një ngjarje që veq ka ndodhur!.. » thuhet ne reagimin e gazetarit te njohur shqiptar ne Gjenevë, kryeredaktor i gazetës zvicrane LeCanton27.ch dhe drejtues, pjesë e stafit te Asociacionit të Gazetareve Boteror ne Gjenevë (anetare i komitetit te APES – Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Lichtenstein) qe tubon gazetare botëror, kryesisht ne OKB, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Per rasin e kolegut Kushtrim Sadiku, kjo nuk eshte hera e pare që fatekeqësisht, linçohen dhe e kërcnohen gazetaret shqiptare me emër, sidomos ata profesional që dihet kontributi i tyre kombëtar qe kane arritur majat e sukseseve ne zhurnalistikë.
Meqe jetojme nje shekullin e milenimumit e infromatikesh, shekullit te digjitalizimit dhe Intelegjences atificiale, sot me këto rrjete sociale permes montazheve, Fake News, fb falco apo hakimet e facebookut duke akuzuar për « bashkëpunëtore të Serbisë » apo « të UDB-ës »?!
Sot është shume lehte te linçosh dhe kercnosh cdo gazetar ne Kosovë apo jashtë saj. Nese kolegu Sadiku ka gabuar dicka me dokumentarit e tij te fundit me rastin e përvjetorit te « Holokausit » (katastrofës) rreth zhvillimeve ne Izrael apo nese ka qene i njëanshëm, ai mund te kerkoj falje. Por kur dihet se ka qene korrekt pse dhe kujt me i kërku falje?!..Dhe neser kur do te pergatis nje emisIon apo dokumentar për zhvllimet ne Gaza, ne Palestinë, serish duhet te kërcnohet dhe linçohet gazetari nga pala tjeter?!..
Une si veteran i gazeterise shqiptare (mbi 20 vite ne OKB) dhe aktualisht drejtues dhe pjesë e stafit te Asociacionit të Gazetareve Boteror ne Gjenevë (anetare i komitetit te APES – Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Lichtenstein) si militant i fjalës se lirë e kam obligim te mbroje mediat dhe koleget jo vetem shqiptarë, por edhe ata ne Zvicer dhe mbare boten, për cka kam reaguar disa herë duke denuar sulmet ndaj gazetareve dhe jam solidarizuar apo kam mbrojtur shume kolegë jo shqiparë, ne mesin e tyre ukrianas, muslimanë, amerikan, belgë, francezë, anglezë, zviceranë..madje edhe hebrenjë qe jane kercnuar apo jane vrare ne frontet e luftes..
Gazetari, kushtrim Sadiku, ne dokumentarin e tij thjesht ka prezentuar nje ngjarje qe ka ndodhur dhe ato informacione pak a shume jane te ditura, te para dhe te lexuara edhe më herët në mediat boterore. Dhe tash a duhet qe t’i kercnojme apo t’i varim te gjitha ata gazetare qe raportuan për krimet ne Izrael e në Gaza?! Fundja, dokumentarë të tillë sot shfaqen çdo ditë në televizione anembanë botës.
Unë jam i bindur se një gjë e tillë Kushtrim Sadiku do ta bënte nje reportazh edhe për gjenocidin e forcave izraelite ne Gaza ku viktime ishim mijera femije, ashtu siq ka akuzuar edhe raportuesja e OKB-së Franceska Albanese (me orgjine shqiptare) regjimin e Natanjahut duke karahsur me Hitlerin.
Prandaj, jemi nje popull i vetedijesuar dhe linçimet dhe kërcënimet ndaj gazetareve ne rend te pare nuk i bejne nderë vendit sidomos kombit tone qe njihemi si nje popull tolerant. Ne, këte tolerance e kemi deshmua disa here gjate historise sone.
Pra ne shqiptaret qofte ata nga Shqipëria dhe Kosova nuk kemi problem me popullin izraelitë, por me regjimin e tij ashtu siq ka e tere bota. Po ashtu, ne shqiptaret nuk kemi problem as me popllin palestinezë te cilen e njohin pamvaresinë e Kosovës, pamvarësisht se krerët e tyre politik apo ndonje ambasador nuk e njohin. Politikanet sot janë e nesër nuk jane, kurse populli dhe gazetarët mbetin.
Dihet boterisht se shqiptaret gjate luftes ju kane dhënë bukë hebrenjëve dhe i kane strehur jo vetëm në shtëpi, por edhe ne xhamia! Shqiptaret vazhdimisht jane solidarizuar me palestinezet sepse edhe shqiptaret ne Kosovë kane perjetuar gjera te tilla nga regjimi serb, madje edhe sot jemi viktime nga regjimet sllave ne ballkan!
Për fund, kolegu Kushtrim Sadiku me dokumentarin e tij per Izraelin nuk ka bere asgje me shume se mediat tjera botërore, thjesht ka përshkruar, prezentuar duke bere punen e vete duke informuar për nje ngjarje qe veq ka ndodhur!
Nefail MALIQI
Kryeredaktor i gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch dhe
Anetare i Komitetit të Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Lichtenstein

