2.6 C
Berne
mercredi 11/12/2024

Skandaloze: “Don Juani” i RTK-se nuk ndalet: Mentor Shala ja paska lyp deputetes nje interviste duke i thene: Bukuroshe a e caktojmë një takim!

Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka reaguar me një gjuhë të papranueshme ndaj deputetes së listës ‘Guxo’, Doarsa Kica-Xhelili, e cila në një intervistë gjatë mbrëmjes së djeshme e kishte përmendur atë, si zyrtar të RTK-së, kane shkruar sit mrdiat ne Kosove dhe Shqiperi

Zyrtari i RTK-së përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se po i duket se Doarsa e ka mendjen vetëm tek ai dhe e ka ftuar për një takim.

E, pas kësaj, ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Visar Korenica.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, kjo gjuhë neveritëse nga Shala është pasqyra e saktë e kapjes së këtij institucioni publik.

Ja shkrimi i tij:

Qe kush e ka udhëheq RTK-në për 6 vite rresht si drejtor, dhe ende vazhdon të jetë aty si zv.drejtor. Kjo gjuhë neveritëse është pasqyra e saktë e kapjes së këtij institucioni publik.

A duhet arsye shtesë për shkarkim?

Por, Ngadhënjimi nuk guxon me e shkarku se ja ka punësu gruan në RTK.

Qe kush e ka udhëheq RTK-në për 6 vite rresht si drejtor, dhe ende vazhdon të jetë aty si zv.drejtor. Kjo gjuhë neveritëse është pasqyra e saktë e kapjes së këtij institucioni publik.
A duhet arsye shtesë për shkarkim?
Por, Ngadhnjimi nuk guxon me e shkarku se ja ka punësu gruan ne RTK.

Derniers articles