22.3 C
Berne
mardi 23/07/2024

Shqiptaret muslimane në Kosovë me tolerant se katoliket. Ata thonë se nuk i pengon shamia e Nenë Terezes në kuvend

Prishtinë, 6 shtator -Ditëve te fundit ne Kosovë ështe zhvilluar nje debat i ashper si ne rrjetet sociale po ashtu edhe ne media rreth shamise tek femrat shqiptare ne Kosovë,m ku me te zeshem ishim komuniteti katolik ne Kosovë dhe aty ketu ndonje shqiptare servil karshi Evropes gjoja « per te hyre me shpejte ne BE-së ». Ky debat kishte marrur hov keto dy vitet e fundit, por vitin e kaluar kishte rene pas deklaratave të presidenti amerikan Donald Trump i cili pas njohje sse Izreaelti nga Kosova, ishte shprehur se « Kosova eshte nje vend musliman », shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Pas iniciativës së fundit për lejimin e shamisë në shkolla, për të cilën është krijuar edhe debat publik, ka folur imami Labinot Maliqi.

Maliqi ka përmendur humanisten shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

Ai pe rmediat kosovare ka thënë se muslimanët asnjëherë nuk janë ankuar dhe nuk i ka penguar bartja e shamisë së Nënë Terezës, andaj thotë se as shamia e nxënësve në shkolla nuk duhet t’i pengojë askujt.

“Ne muslimanët kurrë nuk u ankuam, sepse asnjëherë nuk na pengoi shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin (Laik) të Republikës së Kosovës, humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur edhe si Shën Tereza e Kalkutës”, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Imam Maliqi ka përmendur edhe shtetet demokratike që sipas tij, nuk kanë vënë ndalesa shamisë. Do shtuar se Kosva e abnuar me gati dy milion banore, 95 % jane te konfesionit muslimanë.

“Kombet e fuqishme demokratike, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Anglia, Gjermania e Zvicra, Norvegjia e Suedia, Kanadaja e Australija, asnjëherë nuk kanë vënë ndalesa për bartjen e shamisë në publik, qoftë për vajzat që vijojnë shkollimin apo për gratë që punojnë në institucionet publike”, ehste shprehur z.Maliqi.

Në fund tha se sistemet e mirë rregulluara që i bëjnë të funksionojnë këto shtete të fuqishme, duhet të jenë vërtetë model për Kosovën dhe popullin e saj në shumë aspekte, e veçmas në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare. Kur eshtë fjala per shamine, sot ne Kuvendin e Kosovës ka disa femra deputete me shamia q easkujt nuk i pengon, perveq ndonje islamofobi aty ketu.

Ndërkaq, të enjten ka shkuar në 10 mijë nënshkrime peticioni online i organizuar nga disa aktivistë që të ndryshohet udhëzimi administrativ i cili e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme.

Sipas  njërit prej organizatorëve të fushatës dhe njëkohësisht peticionit, Durim Berisha, nënshkrimet do të ju dërgohen kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe Avokatit të Popullit.

Derniers articles