11.7 C
Berne
jeudi 24/10/2024

Shqiprim Arifi zgjidhet kryetar i ri i Presheves

Presheve, 11 prill -Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i Komunës së Preshevës, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, ku është shkarkuar kryetarja Ardita Sinani, është thirrur seanca e katërt për emërimin e kryetarit të ri.

20 këshilltarë kanë votuar pro votimit të Arifit për kryetar të Preshevës.

Me po kaq vota është shkarkuar gjatë së hënës edhe ish-kryetarja nga Partia për Veprim Demokratik.

Ardita Sinani ishte zgjedhur kryetare e Preshevës në maj të vitit 2021 pas një marrëveshje për koalicion midis PVD-së, PDSH-së dhe LR-së.

 

Derniers articles