11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Lirohet nga detyra shefi i policise në Kosovë, pas një përdhunimi të një vajze 11-vjeqare nga 5 persona

Prishtinë, 30 gusht -Më 27 gusht 2022, në një park të kryeqytetin kosovar ne Prishtinë një vajzë e re 11-vjeçare ehste dhunuar seksualisht brenda një intervali prej 7 orëve nga pese persona. Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve nga një muaj, njofton nga Kosova korrespondeti i gazetes zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te policise kosovare.

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ashpër për rastin e rëndë, ku u raportua për dhunimin e një vajzë, 11-vjeçare nga pesë meshkuj në Prishtinë. Osmani e ka quajtur akt çnjerëzor rastin e sotëm ndërsa kërkoi një hetim rigoroz për kryerësit e veprës, citoin gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Grupi prej pesë personave të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë tashmë ndodhet në duart e shtetit. Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur. Për këtë akt çnjerëzor që tronditi vendin, përe cka kane filluar protesta nga organiazate te ndryshme shoqeror per ta denuar rastin.

Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, G.R., Xh.S. dhe G.J., keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, në lagjen Arbëria, në Prishtinë, për të shkuar më pas aty edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij G.Rexhepi.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje, kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga Samedin Mehmeti, te cilen doreheqje e ka miratuar edhe kryeministri i Kosoves Albin Kurti i cili e ka denuar kete akt te turpshëm.

Sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch Kosove sikur edhe ne Shqiperi jane shpeshtuar perdhunimet seksuale! Vetem ne Kosove keto gjashte muajt e fundit kishte rreth 40 akte te tilla te sulmeve dhe perdhunimeve sexuale.

Derniers articles