Prishtinë, 22 gusht -Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është duke qëndruar për një vizitë në Kosovë më 22 gusht.
Burns u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kryeqytet. Në atë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, merr vesh Radio Evropa e Lirë.
Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.
Paraprakisht, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë. Radio Evropa e Lirë nuk mori konfirmim as nga Presidenca e Kosovës, e as nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i CIA-s në rajon, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës « Adem Jashari ».
Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns në këto momente ka hyrë në ambientet e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.
Në zyret e AKI-së, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, vjen pas takimit që zhvilloi në Presidencën e Kosovës.
Paraprakisht, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.
Si në Bosnje, ashtu edhe në Serbi, amerikani takoi shefat e Agjencive të Intelegjencës të këtyre shteteve, teksa tani është edhe te AKI në Prishtinë.
Takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me shefin e CIA-s William Burns ka përfunduar.
Në takim ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Burns u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kryeqytet.
Në atë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.