Në vendin ku para 11 vitesh pjesëtarët e xhandarmërisë hoqën nga qendra e Preshevës monumentin e luftëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), gjatë fundjavës, në vend përkjtimit, u vendos flamuri i shqiptar, ne te cilen pejse te okupuar jeotjne mbi 200.000 shqiptare.
Për kete ngjarje kombëtare duke e krahasur politika antishqiptare te presidentin serb Aleksander Vucic me ish-regjimin e diktatorit Miloshevic e kane perkujtuar edhe deputeti i vemëm shqiptar ne Beograd Shaip Kamberi, kryetar i KKSH-së z.Nevzad Lutifiu, Ardita Sinani zhëdhense e Qeverise se Kosovës për Luginen e Preshevës etj..
Njekohesisht ky pervjetor eshte përkujtuar edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Komisionit të Partisë për Veprim Demokratik (PDD) në Bujanoc.
Sipa stij « Duke hequr me dhunë lapidarin që përjetësoi 28 dëshmorë të luftës para objektit të Komunës në Preshevë, Serbia e ka konfirmuar se sa larg është nga njohja e vlerave dhe idealeve tona liridashëse të Luginës sonë. Ndërkohë, vendi i pllakës përkujtimore na kujton se sa e gatshme është Serbia që të fillojë të poshtërojë shqiptarët”, njoftoi Mustafa dhe shtoi se as pas 11 vitesh nuk dihet se ku ka përfunduar monumenti
Në vitin 2012, monumenti është vendosur në pllajën përballë ndërtesës së Administratës Komunale në Preshevë dhe është hequr më 20 janar të vitit të ardhshëm.