16 C
Berne
mardi 8/07/2025

Serbia në kembe kunder Serbise, qindra mijera qyetetare serbe kunder shtetit kriminal qe po vret femijet ne shkollat e Beogradit. Kerkojet largimi i Vucicit

Beograd, 1 korrik Para Kuvendit të Serbisë në Beograd dje pasite eshte mbajtur protesta e nente gjithpopullore si dhe ne 15 qytete tjera, pas vrasjes së 17 femijeve, nxenesve serbe ne shkollat e Beogradit, raportin gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Kjo protestë organizohet nga një pjesë e opozitës, e cila kërkon përgjegjësinë e autoriteteve për dy vrasjet masive të ndodhura javën e kaluar në Serbi.

Këtë të premte në Serbi është mbajtur protesta e nëntë me radhë nga opozita serbe, me sloganin e njëjtë si ato të mëparshmet “Serbia kundër dhunës”, kjo pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën muajin e kaluar në Beograd, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona.

Qytetarët serbë të cilët kanë dalur për të protestuar janë dëgjuar duke brohoritur (Aleksandër) “Vuçiç, largohu”.

Radomir Lazoviç, një nga organizatorët e protestave ka thënë për “Radio Evropa e Lirë” në gjuhën serbe se bllokimi i rrugëve është duke u bërë si një formë “presioni ndaj qeverisë”.

Oraganizatorët kanë paralajmëruar se temë e kësaj proteste do të jetë “Rrugëve të rrenave të Aleksandar Vucicit”, dhe për këtë kanë përgatitur 100.000 etiketa me “rrenat” e kryetarit të shtetit, të cilat qytetarët do t’i ngjesin nëpër rrugët gjatë të cilave do të kalojnë gjatë shëtisë

“Qëllimi është t’u tregojmë autoriteteve se duhet të plotësojnë kërkesat e protestës, të kuptojnë se duhet të ketë vërtet ndryshime në këtë vend tonë që ata refuzojnë t’i shohin”, shtoi ai.

Sipas Lazoviqit, bllokadat e rrugëve janë “vetëm një nga mënyrat e luftimit për përmbushjen e kërkesave”.

Nuk përjashtoj lloje të tjera të mosbindjes civile. Nesër (e shtunë, 1 korrik) është një marshim proteste drejt TV Pink, që është simbol i propagandës së regjimit”, ka shtuar ai

Ndryshe, qindra mijëra qytetarë serbë muaren pjesë në protestën e nente me radhë në Serbi e organizuar nga opozita serbe, me sloganin e njëjtë si ato të mëparshmet “Serbia kundër dhunës”, pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën muaj in e kaluar në Beograd, ku mbetën të vrarë 18 femije, nxenes te shkollave serbe ne Beograd.

Protestat “Serbia kundër dhunës”, të premten e 30 qershorit, përveçse në Beograd u mbajtën edhe në dhjetë qytete të tjera; Vrbas, Ruma, Vrsac, Majdanpek, Çaçak, Luçan dhe Zajeçar.

Mediat boterore raportojne se kolona e protestes eshte tri kilometra ne Beograd. Ata janë duke kërkuar largimin e anëtarëve të Këshillit të Trupit Rregullator për Media Elektronike (REM), ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiç, dhe kreut të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë serbe (BIA), Aleksandër Vulin, konfiskimin e frekuencës kombëtare të televizioneve Pink dhe Happy, si dhe anulimin e mediave që promovojnë dhunë dhe propagande. Po ashtu, qytetarët protestues kërkuan dorëheqjen e kreut te RTS dhe mediave serb te konyrolluara ne Vucic dhe te sponsorizuara nga Kremlini rus, ku nje pjese e tyre financohen edhe ne Kosove dhe Shqiperi.

Protesta “Serbia kundër dhunës” pos Beogradit jane mbajtur edhe në 15 qytete thera te Serbise, Suboticë, Novi Sad, Zrenjanin, Shabac, Kragujevc, Krajlevë, Leskovc, Nish dhe Pirot, por jo edhe ne Presheve, nje qytet ky i banuar me shqiotare etnik pamvaresisht se lideret e Lugines kane alarmuar komunitetin nderkombetar per politika diskriminuede te regjimit te Beogradit.

Derniers articles