1.8 C
Berne
mercredi 11/12/2024

Policia serbe i merr shqiptarit nga Presheva orën nga dora me vlerë prej 87,000 franga?!

Horogosht 20 mars -Një orë e shtrenjtë e markës së famshme « Hublot Bigbeng », me vlerë 87,000 franga zvicerane, u sekuestrua në vendkalimin kufitar Horgos te nje vozitësi 50 vjecar nga Presheva, në veturën e të cilit u gjet ora, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mesohet se ky mesoburr nga Presheva udhëtoi me një mik nga Sllovakia nga Bratislava në Tiranë me një « Audi » me targa Sllovake.

Ai ne doganë nuk raportoi asgjë me vlerë. Por gjatë kontrollit, u gjet një qese letre në ulesen e pasme të makinës, new te cilen ishte mbeshtjellur një kuti bosh të një ore dore « Hublot Bigbeng » me një çertifikatë, në të cilën ishte data e blerjes 3 Mars 2021..

Shoferi së pari mohoi që ora nga kutia e gjetur ishte aty fare, dhe pastaj ai ia tregoi doganierit shoqëruesit të tij, i cili mbante orën e përmendur në dorën e majtë

Një procedurë e kundërvajtjes ishte filluar kundër shoferit nga Presheva para gjykatës kompetente, dhe ora e çmuar, që pretendohet se është marrë në Bratislavë për një mik nga Tirana, do të mbahet deri në fund të procedurës.

Njoftohet se bizhuteritë prej ari dhe sendet me vlerë, posaçërisht mallrat e blera rishtas, kërkohet të raportojnë gjatë kalimit të kufirit.

Derniers articles