17 C
Berne
lundi 15/07/2024

Pacolli: Reciprociteti mes Kosoves dhe Serbise do te ndal turpin n’mes Evrope: Shqiptaret e diskriminuar, serbet e privilegjuar!

Prishtine, 14 shtator -Sikur dje ne Bruksel qe plot njembedhjete vite po behen “balet diplomatik” i emeruar ne fillim si “dialog teknik” e se fundit politik, dialog ky i cili shume pak ka avancuar be favor te paqes te paqes stabikitetit ne rajon, te cilen situate frazhile e deshmon edhe ajo ne Veri te Kosoves, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e cila ka zhvilluar nje interviste me ish-presidentin e Kosoves Behgjet Pacolli

Per dialogun jo serioz mes Kosoves dhe Serbise deshmon edhe zhefi i OKB-se. Antoni Guterres i pyetur nga redaktori i gazetës zvicerane Le Canton27.ch lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, shefi i OKB-së ishte përgjigjur se “do të doja të shikoja një progres shumë më të madh përsa i përket dialogut mes dy vendeve. Nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon”. (Guterres: If you ask me if I am pleased, it is clear I am not. There is no alternative to continuing this process between the parties towards normalization of relations and peace and stability in the region.”)

Pacolli: Dialogu i Brukselit nuk avancohet me «diplomaci arrogante». Vucic shaj Albinin si i rrezikshem per Serbine e Albini shaj Vucicin si kriminel!

Ndersa rreth dialogut mes Kosoves dhe Serbise dge takimit te djeshem Kurti-Vucic z. Pacolli thote se »Une nuk kam pritur shume nga ky takim i sotem ne Bruksel me kryeministrit tone Albin Kurit dhe presidetit serb Aleksander Vucic. Bile, bile jam i shqetesuar shume se ne prag te takimit ne fjalë si ne Beograd ashtu edhe ne Prishtine kishte fyerje mes kundershtareve. Kurti kur flet ne media apo intervista, ai flet gati tere kohen per nje personazh, për Vucicin…”

Pacolli: Pa reciprocitet mes Kosoves dhe Serbise nuk do ket stabilitet ne rajon!

Se si e shef pricedun e dialogut ne Bruksel dhe situaten ne Luginrn e Preshrves z.Pacolli edhte pergjigju se « Se pari ju falenderoj juve dhe lidereve nga Lugina qe merren me kete pjese te fais shqiptareve ne ballkan qe aktualisht kane mbetur kjo pjese e kombit tone e margjinalizuar dhe me e varfur dhe diskrimunuar ne Evropë.

Sipas z.Pacolli, “vetem reprociteti mes Kosoves dhe Serbise do te ndal turpin n’mes Evrope: Shqiptaret e diskriminuar, serbet e privilegjuar!..

«Pasivizimi i adresave te shqiptareve ne Medvegje dhe Luginen e Presheves eshte nje forme e re e diskriminimit fhe spastrimeve etnike nga ana e Beigradit. Krtu behet fjale per 6 mijë adresa të pasivizuara në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë?! Veq kesaj mungesa e librave, ndalesa e simboleve, papunesia e madhe qe ka provokuar eksodin. Pra shqiptaret be Serbi kane probleme ne shtetin e tyre qe prrballe kerkesave qeveris serbe behet e shurdher, ka shtuar z.Pacolli.

 

Une pershendes lideret e Lugines për angazhimin e tyre permanent, pra edhe letren e kongresmeneve amerikan drejtuar Blinken për ta ndryshuar statusin shqipiptareve entik ne Luginë. Fundja, cfare te drejta gezojne sot serbet ne Kosovë po ato te drejta duhet t’i gezojne edhe shqiptaret ne Serbi. Pra, pa reciprocitet mes Kosoves dhe Serbise nuk do kete as stabilitet. Dhe kjo Kjo nuk shkon ne boten demokratike te kerkosh dicka për serbet e Kosovës kur nuk je ne gjendje t’i japesh dicka te tille minoriteve tjeter ne vendin tend, ne këte rast te shqiptareve etnik në Serbi?! Cdo marreveshje mes Beogradit dhe Prishtines do te jete e pavlefshme nese kerkohen te drejta për serbet e Kosoves, kur ato te shptareve te Lugines te injorohen!..Pa reciprocitet mes Kosoves dhe Serbise nuk do ket stabilitet ne rajon! Nuk shkon me keshtu me serbet e priveligjuar ne Kosove e shqiptaret e diskrimiuar ne Presheve!”

Derniers articles