-1.9 C
Berne
mardi 21/01/2025

Nuk ndalet Belinda Mehana, nga Berlini, ajo në Wienë në festivalin nderkombëtar prezentoi me sukses Kosovën në skenën më prestigjioze Musikverein në Austri. Se shpejti në Zvicër…

Wienë, 7 janar -Belinda Mehana, fagotistja e njohur shqiptare nga Festivali ndërkombëtar i muzikës në “Konzerthaus” të Berlinit, ajo mbrem ka shkelqyer ne nje evenment tjeter nderkmbëtar në skenën më prestigjioze Musikverein në Vienë, njofton nga Wiena korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Belinda Mehana ne nje bisede per gazetën zvicerane nuk ka fjalë për prezentimin e saj para publikut austriak dhe boteror, me plot emocionin që ndjen për këtë koncert të veçantë në Vienë.

Mehana duke prezentuar Kosoven ka shkelqyer në skenën më prestigjioze Musikverein në Vjenë, ka ofruar një performancë të jashtëzakonshme që magjepsën publikun duke krijuar një atmosferë të paharrueshme për të pranishmit.

« Ndjehem jashtëzakonisht e lumtur dhe e emocionuar që kam interpretuar mbrme në Musikverein në kryqeqytetikn e muzikes dhe kultures evropiane në Austri. Nuk kam fjalë për emocionet që kam ndjere për këtë koncert të veçantë në Viene. Falemnderim të vecant për familjen time, si dhe per profesorin tim qe me besuan dhe suportuan ne cdo hap te jetes time. Kjo ngjarje do të mbetet gjithmonë një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj artistike.ka thënë zonjusha Mehana për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kush është Belinda Mehana, fagotisja e re shqiptare qe po prezenton me sukses Kosovën ne vendet e ndryshme te botës?

E reja Belinda Mehana për gazetën zvicerane Le Canton27.ch tregon momenter kur ajo po prezanton Kosovën me instrumentin frymor fagot ne koncertet prestigjoze dhe fesivalete karakterit nderkombëtar.

«Këtë vit kam qene pjese e turit veror “Western Balkans go Pop and Rock” ku përveç pjesëve klasike (verdi, mussorsgky, villa lobos) kemi aranzhime orkestrale te kengeve me te famshme te Balkanit. Ishte ky nje festival shume prestigjioz dhe me rendesi. Eshte hera ime e pare qe marr pjese ne këtë orkester dhe ndihem shume krenare te përfaqësoj Kosovën ne koncerte dhe ne vende te ndryshme. Ktu do veqaoj edhe koncertin e fundit ne Austri, në skenën më prestigjioze Musikverein në  Viene. Prandaj jam krenare dhe shume e lumtur qe prezentova shtetin tim ne keto koncerte, festivale festivale me renome ndekrombëtare.. » ka thënë fagotistja nga Kosova Belinda Mehana.

Belinda Mehana nga Vushtrria pasi përfundoi shkollën e mesme në solo këndim vendosi që studimet t’i vazhdojë në Fakultetin e Arteve, Dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës, rresepektivisht ne Fakultetin e muzikes « Hasan Prishtina » drejtimi instrumental dega Fagot e cila ju është e përkushtuar në mësimet që i merr sa i përket ketij instrumentit frymor.

Belinda 21-vjeçare, kjo studente e re me perspektivë ka qenë pjesë e shumë koncerteve që janë mbajtur në Operën e Kosovës. Ajo është fituese kryesisht e vendeve të para në koncertet e shumta që janë mbajtur brenda dhe jashtë vendit si ne Shqipëria, Maqedoni te Veriut etj… Një sukses i saj ishte këtyre ditëve edhe ne Gjermani dhe Austri cila shkëlqeu ne salle duke prezentuar ne mënyrë te denjët Republikën e Kosovës. Radhen e ka Zvicra, ka thne ne fund Belinda Mehana për gazetene zvicerane Le Canton27.ch

 

Derniers articles