Po behen gati tre deceni, menjehere pas luftes dhe pamaresise se Kosovës qe kur Rugova dhe qeverite nga Prishtina kane kane kerkuar vazhdimisht nga Papap, qe Vatikani ta njihte Repblikne e Kosoves. Kosova dhe lideret shqiprare nuk janet të panjohr aq për Vatikanin as për Papa-llaret qe ndoshta mbi 30 kane vizituar vatikanin dhe agtit e gjthe ka kane puthur doren, duke i rend ne gjunje Papëve, pos as keto deri sot nuk kane bere punë?!, ka shkruar agzeta zvceraane en shqip LeCanton27.ch
Kreu i Kishës katolike ne Kosovë, Dodë Gjergji deklaron se Vatikani de-facto e ka njohur Kosovën
Para kesaj vizite, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti eshte pritur në Selinë e Shenjtë pak kohë më parë i cili nga Papa ka kerkuar njohjen e Kosovës. Kreu i Kishës katolike në vendin tonë, Dodë Gjergji deklaron se Vatikani de-facto e ka njohur Kosovën me hapat konkretë që ka ndërmarrë ndaj vendit tonë, megjithëse shton se ka ende hezitim për njohjen de-jure.
Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren – Prishtinë, thonë nga Ipeshkvia e Kosovës. Ky emërim u bë nga Papa Leoni XIV, më 20 maj, vetëm 12 ditë pasi ai mori timonin e Selisë së Shenjtë në Vatikan, pas vdekjes së Papa Françeskut, më 25 prill të këtij viti.
Don Shan Zefi, vikar i Ipeshkvisë së Kosovës, thotë se emërimi i delegatit të ri apostolik për Kosovën ndodhi në një kohë të shkurtër nga papa i ri dhe se ky është një sinjal i mirë për vendin.
Sidoqofte, pas njohjes se Kosoves nga Siria priten qe njohja e radhes e Kosoves mund te vije nga Vatikani edhe ate para ose pas krishlindjeve. Sipas disa burime diplomatike vizita e Papes ne Turqi nuk ka vetem qellimin e nje shembulli per tolerance nderfetare, por edhe stretegji tjera kombetare dhe nderkombetare. Papa duket se i ka kerkuar favore Erdoganit, kurse ky i fundit ka shtruar dy tre kushte, njeri nga ta mund te jet edhe njohja e Kosoves nga Vatikani.
Vatikani, për herë të parë, emëroi delegat apostolik për Kosovën në shkurt të vitit 2011. Ai u emërua nga Papa Benedikti XVI.
Arsyeja pse Vatikani nuk emëron nunc për Kosovën, por vetëm delegat apostolik, është sepse Selia e Shenjtë ende nuk e ka njohur formalisht Kosovën si shtet.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, vendin e kanë njohur deri më tash 119 shtete.
“Shën Tereza nuk është ambasadore vetem e shqiptareve, por edhe OKB-së dhe mbare njerëzimit..Si sot me kujtohet takimi i parë (1985) me humanisten shqiptare Nënë Terezen…” ka thëne para ca vitesh ambasadori i Vatikani ne OKB z.Ivan Jurkovic gjate nje intevriste dhenre redaktoritt e gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch. E tere bota flasin mire për « Nenen Terezen, por, edhe sa « Nenë Tereze » duhet me i dhanë shqiptaret botës që Vatkani ta njoh Kosovën dhe pse shume shtete te botes qe nuk kane dhene asnje « Nene Tereze » njerezimit, jane njohur nga Vatikani ?!



Redaktori i gazetes zviceran ne shqip LeCanton27.ch i është drejtuar Selisë së Shenjtë me pyetje direkte se kur Vatikani do ta njoh Kosoven ? Por, deri tani nuk ka marrë përgjigje. Vatikani ka njohur Palestinen më 26 qershor 2015, kur u nënshkrua një marrëveshje mes Holy See dhe Palestinës. Marrëveshja rregullon – ndër të tjera – aktivitetin e Kishës Katolike në territoret palestineze dhe konfirmon se Holy See i njeh palestinezët si shtet me të drejta legale.