Shkruan: Nefail MALIQI *
A do të rrezikohej pamvarësia e Kosovës, nëse denohen ish-kreret e UCK-së? përgjigjen e jep gazetari yune i njohur nderkombëtar Nefail Maliqi, sipas te cilit « Gjykata Speciale ka mandat për përgjegjësi penale individuale. Dokumenti zyrtar i gjykatës e përshkruan shprehimisht juridiksionin si “individual criminal responsibility only”. Këte e thone edhe vet stausi i spacilaes dhe yzratret e saj, shrkua gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Por duhet kujdes: Pyetja konkrete ishte nëse deklarata e pavarësisë ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Përgjigjja ishte po. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse një aktgjykim i ardhshëm i Gjykatës Speciale nuk e zhbën atë opinion të GJND-së (ICJ).
Edhe nëse një gjykatë do të shpallte fajtor një ose disa individë për vepra të caktuara, kjo nuk do të nënkuptonte automatikisht se çdo pjesëtar i UÇK-së ishte fajtor, as se « lufta e Kosovës » si e tillë « ishte e paligjshme », dhe aq më pak se « Republika e Kosovës nuk ekziston. » ose « Nese denohen ish-kreret e UCK-së, merr fund Pamvarësia e Kosovës », keshu mendojne vetëm vetem serbet, meqe eshte vetem propagande dhe asgje më shumë!
Kjo është pikërisht arsyeja pse duhet të jemi shumë të kujdesshëm me deklaratat politike që thonë se “nëse dënohen Thaçi dhe të tjerët, bie Kosova”. Kjo është më shumë një tezë politike sesa një përfundim juridik.
Në fakt, sot kemi një situatë shumë konkrete: pavarësia e Kosovës vazhdon të jetë fakt juridik dhe politik ndërkombëtar, ndërsa procesi në Hagë është një proces penal ndaj individëve. GJND-ja në vitin 2010 konstatoi se Deklarata e Pavarësisë nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Një vendim i tillë do të ishte një traumë e madhe për disa, nje pejse të shoqërisë kosovare. Por kjo nuk është e njëjtë me rrezikimin e ekzistencës së shtetit.
A mund të thoshte Serbia: “Tani Kosova duhet të kthehet nën Serbi”?
Por këtu është dallimi themelor: Dënimi eventual i katër individëve nuk është dënim i Republikës së Kosovës. Madje, vetë juridiksioni i Speciales është i kufizuar te përgjegjësia penale individuale.
Nuk ekziston fare ky zinxhir juridik: dënimi i individëve → UÇK-ja shpallet kriminale → lufta shpallet e paligjshme → Republika e Kosovës zhduket.
Këto janë çështje të ndryshme juridike. Pra, më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dha opinionin këshillues se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Vendimi u miratua me 10 vota kundër 4.
Ndërkohë, Kosova do të kishte një nevojë shumë të madhe diplomatike për të komunikuar: Ky është gjykim ndaj individëve, jo gjykim ndaj Republikës së Kosovës… Kjo do të ishte ndoshta beteja kryesore diplomatike pas një vendimi të tillë.
Dhe një pikë tjetër është shumë e rëndësishme: Gjykata Speciale është vetë një institucion i krijuar me bazë në rendin juridik të Kosovës, me amendament kushtetues dhe ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës; ajo ka mandat të përkohshëm dhe vazhdon deri në njoftimin e BE-së për përfundimin e mandatit.
Kjo e bën edhe më të vështirë argumentin se një aktgjykim i saj do të kishte si pasojë automatike “fundin e shtetit të Kosovës”. Sikur te ishte ashtu siq paska deklaruar nej « analist » Hysen Bersiha…edhe Pamvaresi e Serbisë do te merrte fund. E dini sa kriminelë serbë ka denuar Haga, po ashtu edhe kroatë? Por Serbia dhe Krocia jo vetem qe se humbe pamvaresine, por jane bere shtete edhe me te forta drejt BE-së dhe NATO-s!
« Komandant », « gjeneral » Sheholli… e kemi dijte që te pret kjo e zeze.. te cili nuk të ndihmoi plisi e as kapuci me UCK. Jazek t’koftë qe naj njollose UCK-në! Harami qe paske qene bre, me gjithe ata qe ta zgaten doren qe te pame nepër foto (« gazetarë »., « Analista », « komandantë »… ) që as ata hiq ma te t’mirë se ti nuk janë!…Bile edhe disa tv kane faj qe të promovuan…
Une gjithe kam pas dyshime n’ket njeri kur isha i ftuar vitne kaluar ne tv Euronews ne nje debat te perbashket me ket gjallësen, une flisja te verten, ai kritikonte Albinin si Vucici dhe Grenelli?!
Nesje, kane mbetur edhe tri javë qe ne disa media, portale nga te ashtuqujtur gazetar e analistë manipulojne me krerete ish-kreret e UCK-së në Hagë me deklaratat, shkkimet « here po i lirojne » e herë « nuk po i lirojnë » qe me shume po bejne per like e dikush per fushatë, se sa vërtete dijne gjë ne ket drejtim.
E thash kete, sepse lirimi e tyre e dijne vetem tre veta: Zoti, veprimtaria e tyre dhe gjykata speciale e cila do ta japin verdiktin me 16 shtator 2026 ne ora 10:00. Shpresojme qe do lirohen!
- GAZETA ZVICERANE: Nefail Maliqi* eshte specialist i Tribuanlit Penal Nderkombetar për ish-Jugosllavine (ICTY) dhe gjykatave penale nderkombetare ne Hagë.
Tham specialist i gjykatave nderkombetare, sepse analisti Nefail Maliqi i cili bashkpunon dhe vepron qe 30 vite ne organizata nderkombëatre (OKB, NATO, BE, Interpol…) ka percjellur gati gjitha proceset gjyqesore ndaj krimineleve serbe ne Hage (Milloshevic, Karaxhiq, Mladic, Sheshel, Stanishiq…) dhe njohes i mire i speciales per Kosoven i cili ka intervistuar te gjithe kreprokuroret e Hages nga Richard Goldstone, Louise Arbour, zviceranja Carla Del Ponte deri tek i fundit portugezi Serge Brammertz.
Aktualisht Maliqi drejton gazeten zvicerane LeCanton27.ch, njeherit eshte bashkedrejtues i Associacionin nderkombëtar të gazetareve (anetar i komitetit) kryesisht te akredituar në OKB.