25.5 C
Berne
mardi 23/07/2024

Në Kosovë arrestohen 50 policë për korrupcion, mes tyre edhe komandantë

Prishtinë, 14 mars -Pas një hetimi 1 vjeçar policia e Kosovës ka arrestuar 50 police (efektivë) mes të cilëve edhe policë shqiptarë, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Siq raporton nga Prishtina korrespondenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch aksioni u zhvillua sot në kufirin Kosovë-Shqipëri, ku në pranga ranë kryesisht zyrtarë të policisë kufitare dhe disa zyrtarë doganorë.

Mësohet se përveç zyrtarë policorë të Kosovës, edhe policë nga Shqipëria dyshohet se janë përfshirë në korrupsion në këto dy pika kufitare. Për të arrestuarit ekzistojnë rreth 400 raste ku ka prova nën dyshimin për korrupsion.

Albin Kurti pershëndet aksionin: Ky eshte vetem fillim, ne kemi premtuar se do kemi zero tolerance ndaj krimit te organizuar. Krimi e korrupsioni është multietnik, do ta luftojmë në tërë vendin..

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch, operacioni është duke vazhduar dhe po përkrahet nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës. Aksionin ne fjale e ka pershëndetur qeveria e Kosovës. Sipas shefit te Qeverise kosovare Albin Kurti “ky eshte vetem fillim, ne kemi prtemtuar se do kemi zero tolerance ndaj krimit te organizuar. Krimi e korrupsioni është multietnik, do ta luftojmë në tërë vendin..”. Kjo ishte edhe motoja gjate fushates parazgjdhore e Qeverise Kurti e cila mer 14 shkurt 2021 fitoi zgjedhjet, me shumie votash absolute ne Kosovë. Edhe presidnetja e Kosovës dr.Vjosa osmani ajte vizite sse saj te fundit ne Berne kishte deklaruar per mediat helevtike se “pa pardon do ta godasim krimin e organizuar dhe për nga funskionimi i shtetit juridk, do te kemi një Zvicer te re ne ballkan”

Xhavit Lokaj, komandant në pikën kufitare Qafë Morinë dhe Ramiz Ahmeti, komandant i pikës kufitare Qafë Prushi, janë dy nga zyrtarët e Policisë së Kosovës të arrestuar nga aksioni i sotëm. Komandanti i policisë kufitare në pikën Qafë Morinë, Ramiz Ahmeti dhe ai i pikës kufitare në Qafë Prush, Xhavit Lokaj, janë arrestuar sot gjatë operacionit “Pika”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se Ahmeti dhe Lokaj janë në mesin e rreth 50 të arrestuarve të aksionit të sotëm.

Të arrestuarit e sotëm dyshohet të jenë rreth 48 zyrtarë policorë kufitarë dhe dy doganierë, të cilët po dyshohen për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch vetem gajte ektij vikvi jane arrestuar mbi 100 persona për korrupcion dhe rkime tjera ne Kosovë. Me keto arestime mund te kuptohet pse Kosova deri tash nuk eshte pranuar anetare e Inerpol-it.

Por muajve te fundit veherehet nje renie të krimit dhe kurrupcionit ne Kosovë. Për ketë flasin edhe rapertet nderkombëtare. Se Kosova ka shënuar progres të lehtë në luftën kundër korrupsionit deshmon edhe Transparency International e cila i ka dhënë 39 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 apo 3 pikë më shumë se sa në vitin 2020

 

Derniers articles