Gazetari njohur nga Presheva-Gjeneva Nefail Maliqi sivjet pushimet verore i ka kaluar ne bregdetin shqiptarm, te cilat pushime ai me vajzen etij Janina ki kishte kaluar duke vizituar disa qnedra hisotroiike kambëtare duke filluar nga nga Selaniku, Janina e Ali Pashe Tepelenes, ne Grkoaster rrespektivsht ne Muzeun e Isalj Kadarese (meq eishte mik i gazezarit tone nga Gjeneva) te ciklu e kshte intgevristuar disa here për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch
« Ismail Kadare’s house » shtëpia e ambasadorit te letrave shqipe ne Gjirokaster
Kesaj radhe do te ndalemi tek vizita ne Gjirokaster pikerisht tek Muzeu ‘Kadare’, stacioni ky i preferuar jo vetem nga shqiptaret ne ballkan dhe diaspora por edhe nga te huajt, sidomos nga francezet, zviceranët, amerikanet dhe shume turiite e dashamir keta te librit, miq dhe lexues te Kadaresë.
Shtëpia e ndërtuar në vitin 1799 dhe e shpallur Monument Kulture në vitin 1991, është riparuar dhe rehabilituar nën kujdesin e UNESCO-s dhe Ministrisë së …
E keni vizituar Shtepine e Ismail Kadarese ne Tirane? Shkrimtari i madh shqiptar me fame boterore e dhuroi shtepine e tij ku jetoi me familjen dhe vajzat ne Tirane per tu kthyer ne muze per te gjithe ata qe duan te mesojne per jeten e tij.
Kjo ndërtesë e vjetër ka arkitekturë tipike komuniste, e cila ndodhet pak metra pas Pallatit të Kulturës apo Hotel Tirana International, në ish-Broadway Street, apo Rruga e Dibrës.
Objekti ka qenë gri me tela elektrikë të varur gjithandej por së fundmi është lyer. Hyrja është nga pas. Në krye mund të shihet simboli K (Kadare- StudioHouse). Apartamenti ndodhet ne katin e 4.
Dera është e lashtë, e lyer me të bardhë, e ngjashme me të gjitha dyert e tjera të asaj periudhe. Në këtë ndërtesë në atë kohë banonin vetëm dy shkrimtarë – Ismail Kadare dhe Dritero Agolli, të cilët të dy kishin apartamentet më të mëdha, të cilat përbëheshin nga 4 dhoma gjumi – kjo ishte shumë e rrallë në atë kohë, pasi të gjitha apartamentet e tjera përbëheshin nga 1 ose 2 dhoma gjumi.
Ndërsa hyni në dhomën e ndenjes, mund të shihni një dollap të madh me shumë kujtime – tekste, foto dhe dokumente që i përkasin shkrimtarit dhe familjes së tij. Mund të hapni sirtarët dhe të hidhni një sy brenda. Shumica janë në shqip; megjithatë, mund të shihni shënimet e tij dhe vizatimet e fëmijëve të tij, fotot e familjes etj.
Në murin e përparmë shihen vitet e qëndrimit të Kadaresë në këtë shtëpi dhe librat që shkruante çdo vit. Ju mund të lexoni citate nga librat e tij ose nga librat e gruas së tij, Helena Kadare (e cila është gjithashtu shkrimtare), kudo në shtëpi. Tabelat përbëhen nga katalogë me foto të Tiranës së vjetër dhe libra të tjerë që i referohen kësaj ndërtese në atë kohë. Në dhomën tjetër do të shihni disa vepra të tjera të Kadaresë, librat që ai ka shkruar gjatë kohës që jetonte në Francë apo në shtëpinë e tij të pushimit në Durrës.
Pastaj hyn në studion e tij, një dhomë shumë e veçantë me një raft librash të madh, një oxhak dhe një tavolinë pune. Përballë saj është një dhomë e errët ku mund të shihni disa foto të filmave të drejtuar nga çifti Kadare.
Dhoma e gjumit është kthyer në një dhomë të veçantë për romanin: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, libri që e bëri të famshëm jashtë Shqipërisë. Në bazë të këtij romani janë realizuar disa filma.
Dhoma e fundit është një dhomë studimi, e cila do të përdoret për lexues, studentë dhe studiues të veprës dhe jetës së Kadaresë. Ju duhet të blini një biletë për të përdorur këtë dhomë.
Dalja nga kjo dhomë ju drejton në anën tjetër të ndërtesës. Kjo godinë do të presë edhe një muze alternativ për shkrimtarin Dritero Agolli. Ata ishin shkrimtarët më me ndikim gjatë kohës së komunizmit. Kjo godinë do të shërbejë si simbol për të gjithë turistët që duan të dinë se si kanë jetuar dhe punuar intelektualët gjatë regjimit komunist.
Gjatë vizitës në shtëpi, Ismail Kadare tha: “Mirënjohja ime, ideja është e mrekullueshme, fisnike dhe njerëzore në të njëjtën kohë”, ndërsa Helena Kadare uroi bashkinë e Tiranës dhe tha se e gjithë kjo ishte një surprizë e këndshme.
Si e befasoi gazetari nga Presheva shkrimtarin tone te madh. Kadare: Nefail, se mbaj mend kur kam qesh keshtu me lot!
Ismail Kadare, ne njeren nga ditëlindjet shume miqe dhe personalitete e kanë uruar ditëlindjen publikisht shkrimtarit, përfshirë edhe gazetarin nga Presheva, Nefail Maliqi i cili drjeton nje gazete zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Ai ka ndarë një kujtim të bukur me Kadarenë, kur i ka blerë një këmishë masë 44 për ditëlindje, tejet e madhe për përmasat e shkrimtarit.
Teksa Kadare e ka pyetur se përse kjo zgjedhje, Maliqi i është përgjigjur: “E valla, z.Kadare, tuj mendu se ju jeni shkrimtar i madh, thash me vete se ju edhe këmishat, të mëdhaja i bartni, prandaj edhe ta mora 44! E me shnet e mbajtsh!”, duke shkaktuar të qeshura të shumta, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Kadare e mori me dëshirë duke më falenderuar. Por, duke qeshur, më tha “Nefail, të falenderoj nga zemra për këtë dhuratë që s’është dashur, po megjthatë të faleminderit që je kujtuar, të ka shkuar mendja. Kjo mjafton. Këtë e vlerësoj shumë.”
Aty ka plasur gazi nga Kadare dhe bashkëshortja e tij, që e shoqëronte. Kadare ma ktheu: “Eh, more Nefail, nuk mbaj mend që kur kam qeshur kështu me lot. S’do e harroj kurrë! Mirë u përgjigje, shpëtove, dite me u nxjerr, të lumtë. Ndryshe nuk do ishe gazetar rastësisht, nëse nuk do kishe talent. Edhe njëherë faleminderit për këtë kujtim për këmishën, sidomos për këtë gaz që nuk do ta harroj kurrë, nga ju dhe Presheva që kam shumë respekt për ato toka tona shqiptare!”
Unë: Gëzuar ditëlindjen Gjeneral i Ushtrisë së Letrave të bukura shqipe! Jam me fat që të njoha nga afër miku im Ismail Kadare!
Në fund, shkrimtari ynë i madh me këmishë të madhe, ma ktheu: “Nefail, e di se ti je gazetari që më ke intervistuar më shumë?”
Unë: Jo, s’e di!
Kadare: Eh, ja po ta them unë!