Tirane, 16 tetor -Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit, që për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të unionit. Pjesë e këtij eventi ndërkombëtar ishin 6 kryeministrat e rajonit, njofton nga Tirana korrespondenti i gazetes zvicerane Le Canton27.ch
Pos tre kryeminstrabe sgqiptar (Edi Rama si nikoqir, ai i Kosoves Albin Kurti dhe Malit te Zi – Dritan Abazi) moren pjese edhe përfaqësues të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve, mes të cilëve Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Pjesëmarrësit në Samit u mikpritën nga kryeministri Eli Rama në një ceremoni të posaçme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Samiti u hap nga kryeministri Rama, i cili në fjalën e tij kritikoi mungesën e mbështetjes ekonomike.
Ndërkaq, krerët e Bashkimit Evropian e vunë theksin te plani i rritjes që ka Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe te qëllimi kryesor I Unionin që është integrimi I vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian, duke theksuar se për të përfituar duhen reforma.
Ndërkaq, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti I Këshilit Europain Charles Michel u ndalën te kapërcimi i konflikteve që ekzisotjnë në rajon, si e vetmja rrugë drej anëtarëimit në Bashkimin Evropian.
Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale
Në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve, njofton gazeta zvicerane Le Ca ton27.ch nga vendi i ngjarjes.
Në kuadër të kësaj përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t’i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluara për mjekët, dentistët dhe arkitektët.
Po ashtu vendeve të rajonit iu është paraqitur plani i zgjerimit të BE-së nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kjo nismë shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.
Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit është mbajtur për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian