22.2 C
Berne
jeudi 18/07/2024

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se kanë votuar 35,89 për qind e qytetarëve me të drejt vote.

Nga gjithsej 1,092,341 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 392,066 ose 35.89 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69% dhe më e ulëta në Qendër Zhupa, 13,11%.

Taravari pas votimit: Pres që ky proces të jetë fer dhe demokratik

Kandidati i VLEN-it për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravar, ka votuar në zgjedhjet presidenciale

Taravar, mes tjerash ka thënë se pret që ky proces të jetë fer dhe demokratik.

“E bëmë detyrën obligimin si qytetar të këtij vendi. Porosia ime për gjithë qytetarët është që këto zgjedhje të kalojnë fer të jenë demokratike dhe në fund sot është dita kur sovrani vendos se kush duhet të fitojë zgjedhjet”, u shpreh Taravari.

“Shpresoj se 8 maji do të jetë ditë edhe më e rëndësishme se sot 24 prilli, kur mbahen zgjedhjet parlamentare dhe uroj që të shkojë dhe shpresoj të shkojnë me atmosferë fer dhe demokratike”.

Bajrami: Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të qetë

Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e sotme e zgjedhjeve, në të cilën votohet në raundin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, po kalon në mënyrë të qetë dhe pa shqetësime të mëdha të procesit zgjedhor deri në këtë moment, tha Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të PPRMV-së.

“Nga ngjarjet e raportuara gjatë ditës së djeshme është regjistruar rast në Dellçevë me urdhër të MPB-së për kontroll të dokumentacionit zyrtar në Dellçevë dhe Kamenicë të Maqedonisë për shkak të dyshimeve për një vepër penale – ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimi sipas nenit 162 të Kodit Penal. Dyshimet kishin të bënin me gjoja vendosjen e matësve të ujit për qytetarët e ndërmarrjeve publike pa para dhe për ryshfet gjatë zgjedhjeve. Në Radovish është njoftuar sot për një ngjarje në fshatin Buçim, kur një votues, para se ta hedhë fletën e votimit në kuti, ia ka treguar një vëzhguesi të një partie politike. Janë dhënë udhëzime për të verifikuar nëse ka elemente të veprës penale nga neni 160 i Kodit Penal – Shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve.

Megjithatë, bëhet fjalë për një numër jashtëzakonisht të vogël të ngjarjeve të tilla, kështu që mund të japim një vlerësim të përgjithshëm se i gjithë procesi zgjedhor deri në këtë pikë po kalon pa trazira të mëdha që do të përmbanin elemente të veprës penale. Kjo rrjedhë e procesit zgjedhor është pasqyruar edhe në e-mailin tonë izbori@jorm.mk, ku deri më sot nuk është regjistruar asnjë denoncim për krime lidhur me zgjedhjet”, u shpreh Bajrami.

Gjatë ditës është organizuar një detyrë e jashtëzakonshme në të gjitha prokuroritë themelore publike dhe jemi në koordinim të ngushtë me institucionet tjera përgjegjëse për monitorimin e procesit zgjedhor.

Nga Komisioni theksojnë se Komisioni monitoron parregullsi të mundshme zgjedhore që do të përbënin krime nga kreu 16 i Kodit Penal, pra krime kundër zgjedhjeve dhe votimit, por edhe krime të tjera që mund të prishin rrjedhën e procesit zgjedhor.

Voton Ali Ahmeti: T’i themi JO Rusisë, PO Europës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votim tha se kanë shansin historik të vulosin orientimin euro-amerikan.

“Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes evropiane.

Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Europës”, ka shkruar ai.

Ai ka ftuar qytetarët të votojnë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim për fitoren e kauzës së tyre evropiane.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Në garë janë edhe dy kandidat shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronit Evropian, që udhëhiqet nga BDI-ja dhe Arben Traravari nga koalicioni VLEN, i cili përbëhet nga parti opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut presin një të ardhme më të mirë për të rinjtë pas zgjedhjeve të sotme presidenciale. Ndër qytetarë që kishin dal të votojnë thanë mes tjerash që presin që zgjedhjet të jenë korrekte.

Njëri prej qytetarëve shqiptar që shfrytëzojë të drejtën e votimit në Komunën e Sarajit, tha se primare për politikën në Maqedoni të Veriut duhet të jetë ofrimi i perspektivës për të rinjtë, në mënyrë që të njëjtit mos të ikin nga vendlindja.

Qytetari: Rinia mos të ikë nga vendlindja

“Në këto zgjedhje presim që rinia të shkojë përpara. Rinia të mos na ikin prej vendlindjes. Kjo është me rëndësi për ne”, tha ai.

Një qytetar tjetër kërkoi nga secili qytetarë në Maqedoni të Veriut që të shfrytëzojë të drejtën e votimit për zgjedhjet presidenciale.

Qytetari: Presim që zgjedhjet të jenë të rregullta dhe fer

“Presim që zgjedhjet të jenë të rregullta, të jenë fer ashtu. Të shfrytëzojnë votën e vet, gjithçka ishte e rregullt”, theksoi ai.

Kërkesë të njëjtë adresoi edhe një qytetar tjetër.

Qytetari: Qytetarët të dalin të votojnë

“Presim zgjedhje korrekte dhe të jetë dalje normale e popullatës. Asgjë tjetër”, theksoi ai.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Në garë janë edhe dy kandidat shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronit Evropian, që udhëhiqet nga BDI-ja dhe Arben Traravari nga koalicioni VLEN, i cili përbëhet nga parti opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve.

Që nga hapja e votimit në orën 7 nuk janë vërejtur probleme të mëdha. Dy fotografi të fletëve të votimit janë regjistruar në Shkup dhe Shtip. Në Radovish, një person ia tregoi fletën e votimit një vëzhguesi. Për të gjitha këto ngjarje janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

Në Çair janë vërejtur fletëpalosje në vetura të parkuara dhe janë regjistruar dy grafite. Në një vendvotim në Shkup, kreu i këshillit zgjedhor raportoi se u gjet një bombë tymi e shpërthyer.

“Apeloj qytetarët që gjatë votimit të përmbahen nga incidente dhe nëse ka konstatim për prishje të procesit zgjedhor të lajmërohen në stacionin më të afërt policor”, tha Angellovski.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti tha se deri në ora 09:00 në Tetovë kanë votuar 2300 qytetarë.

“Nga 117 vendvotime në kuadër të KKZ të Tetovës, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 2300 qytetarë, apo në përqindje i bie 3.2%”, tha Dauti për RTV 21.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Vendvotimet janë hapur në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1.814.317.

Në mënyrë teorike presidenti mund të zgjidhet edhe në rrethin e parë me atë kandidat i cili do të marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votave, përkatësisht 50% plus një, gjë për të cilën ekzistojnë gjasa të vogla posaçërisht në këto zgjedhje kur votohet për 7 kandidatë.

VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska*Davkovën. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Pjesë e garës zgjedhore do të jetë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i komunës së Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

Përzgjedhja e shefit të shtetit duhet të ndodh në rrethin e dytë kur do të vendoset për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë marrë më së shumti vota.

Megjithatë edhe për përzgjedhjen e tyre nevojitet plotësimi i censusit, përkatësisht në zgjedhje të dalin më së paku 40% të votuesve të regjistruar. Rezultatet e zgjedhjeve nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, KSHZ duhet t’i publikojë para mesnatës së 24 prillit.

Ndërkohë, janë gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale.

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore të madhe të tyre.

Kandidati për president i koalicionit që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kërkoi zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

“Uroj zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Inkurajoj qytetarët që të dalin në numër sa më të madh. Të votojnë sipas bindjes së tyre, sipas vullnetit të tyre për një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Unë mendoj se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë, pasi shteti është në udhëkryq, dy opsione janë para nesh dhe qytetarët duhet të vendosin njërin prej këtyre opsioneve, integrimin apo izolimin…Besoj në fitore të madhe të Fronit për Evropë në këto zgjedhje vendimtare për të ardhmen e shtetit”, tha ai.

Sipas Komisionit Shtetërore të Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut deri në orën 9:00 kanë votuar 3.85 për qind e qytetarëve për zgjedhjet presidenciale.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Kandidati tjetër shqiptar për president është Arben Traravari nga koalicioni VLEN, i cili përbëhet nga parti opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut.

 

Derniers articles