8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Lugina në mediat botërore. Der Spiegel: Presheva e pakënaqur deshiron të shkeputet, t’i bashkangjitet Kosovës!

Brnë, 24 shtator -Decenien e fundit mediat boteroe nuk jane marrur vetem me serbet ne Kosovë por edhe me shqiptaret entik ne Luginen e preshevës. « Presheva, ëndërron shkëputjen në luginën e të pakënaqurve » (Presevo, träumt von Abspaltung..Im Tal der Unzufriedenen) eshte ky titulli i gazetes prestigjioze gjermane Dr Spiedel ku flet per diskrmnimin e shqiptareve ne Luginene Preshevës, përcjelle gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Presheva, një qytet në skajin jugperëndimor të Serbisë, me mbi 30,000 banorë, kufijtë me Kosovën dhe Maqedoninë janë në sy. Këtu, si në të gjithë Luginën e Preshevës, një zonë pak më e madhe se zona e Berlinit, shumica e shqiptarëve jetojnë në vetë qytet rreth 95 për qind. Në mesin e tyre nuk ka njeri që nuk dëshiron të shkëputet nga Serbia dhe t’i bashkohet Kosovës fqinje. Shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë atje, shkruan gazeta e njohur gjemrane Der Spiegel.

Sipas kesja gazete gjermane: Lugina e Preshevës është bërë kryefjalë ndërkombëtare për gati tre dekada. Në vitin 1992, në një referendum jozyrtar, 95 për qind e shqiptarëve vendas votuan për aneksimin në Kosovë. (1992 sprachen sich in einem inoffiziellen Referendum 95 Prozent der hiesigen Albaner für eine Angliederung an Kosovo aus.)

« Pas përfundimit të Luftës së Kosovës, presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, folën papritur për “korrigjime kufitare”., ka sjrkuar der Spiegel, ction gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Llokman Rexhepi e thote se  “Serbët kanë qenë kundër nesh për njëqind vjet”.Sia stij  « Nën sundimin e tyre, asgjë nuk do të përmirësohet për ne. Këtu jetojnë 95 për qind shqiptarë, por në polici dhe postë punojnë pothuajse vetëm serbët”.

Shpërngulja masive nga Lugina e Preshevës është edhe pasojë e margjinalizimit të minoritetit shqiptar në Serbi. Antagonizmi midis serbëve dhe shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor shkon prapa në histori dhe ka shumë aspekte. Gjatë dekadave të fundit, Serbia ka bërë pak për të siguruar që pakicat e saj, hungarezët, rumunët dhe veçanërisht shqiptarët, të ndihen përgjithmonë si në shtëpinë e tyre.

Nexhat Agushi, në një kafene në Preshevë dhe lavdëron kohën e Jugosllavisë. Ai nuk është aspak nostalgjik, por atëherë, thotë ai, do të kishte pasur mundësi më të mira arsimimi në gjuhën shqipe.

Shqiprim Arifi nga ana tjetër nuk flet për diskriminim. Ai flet për pragmatizëm, menaxhim më të mirë dhe “projekte konkrete në vend të nacionalizmit dhe blablaba”. Ai dëshiron që fluksi të rrjedhë kur shkon në tualet në zyrën e kryetarit dhe të jetë në gjendje të lajë duart në vend që të dëgjojë vetëm një fërshëllimë nga rubineti

Derniers articles