10.1 C
Berne
samedi 12/10/2024

« Vatikani » i Edi Rames ne Tirane me « Baba Mondin » 600 km larg Beogradit teme dite ne mediat serbe

Bernë, 24 shtator -« Shqiptarët po krijojnë një shtet të ri 600 km larg Beogradit: Do të kenë pasaportat e tyre dhe shërbimin sekret » (Albanci prave novu državu na 600km od Beograda: Imaće svoje pasoše i tajnu službu) eshte yk titulli i mediave serbe ne ballina te cilat flasin me entuziazem për idene e Edi Rames, sikur dikur « Ovornni balkan » e sot « Vatikani » i bektashinjeve, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, po punon për hartimin e një ligji që përcakton statusin sovran të shtetit të ri bektashi brenda Shqipërisë.

Sipa smediave serbe « lajmi se një shtet i ri mysliman mund të lindte jo shumë larg Serbisë bëri jehonë në opinion dhe kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se po punon për zbatimin e planit për krijimin e një enklavë për vëllazërinë fetare islame bektashiane… » citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Një shtet i ri mysliman do të krijohej rreth 600 kilometra larg Serbisë, në kryeqytetin e Shqipërisë dhe planifikohet që në të ardhmen e afërt të shpallen planet për atë ent, i cili do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Kryeministri Edi Rama, i cili shpalli idenë, e përshkroi shtetin e propozuar bektashian si një hap drejt promovimit të harmonisë fetare – një vlerë për të cilën Shqipëria njihet ndërkombëtarisht. Nëse do të realizohej, do të ishte vendi më i vogël dhe më i ri në botë, raporton Albaniantimes.

Propozimi i Ramës shkaktoi reagime të forta në Shqipëri, duke qenë se Kushtetuta aktualisht nuk lejon dhënien e territorit një shteti tjetër. Megjithatë Rama siguron se ekspertët po punojnë për të garantuar kushtetutshmërinë e propozimit dhe miratimin në parlament.

Pas kësaj, është koha për njohje nga vendet e tjera. Siç u zbulua, tani për tani nuk janë konsultuar aleatët e NATO-s, si SHBA-të, ndaj ata ende janë duke llogaritur se nga mund të vijë mbështetja, nga mund të mungojë.

Si do të duket shteti i ri?

Sipas informacioneve të deritanishme të njohura, enklava duhet të ketë sallë mbledhjesh dhe lutjesh me kupolë, klinikë, arkiv dhe zyra administrative. Territori i Shtetit të ri Islamik të propozuar është një kompleks në një zonë banimi me qira të ulët në Tiranën lindore.

« Pasaporta jeshile si Islami »

Edhe pse është thënë se ky vend nuk do të ketë kufij, është bërë e ditur se çështja e pasaportave do të shqyrtohet ende. Nëse miratohen, tashmë është vendosur që dokumenti të jetë i gjelbër, gjë që është e rëndësishme në Islam.

Ai është udhëheqësi kryesor i Bektashinjve, një rend sufi shiit i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, por tani me qendër në Shqipëri.

 

Derniers articles