12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Kryeministri shqiptar Albin Kurti përfundon takimet me udhëheqësit evropianë. Presidenti serb Vuçiq nga keto takime nuk duket ne disponim

Bruksel, 26 tetor -Pas nje aktivteti te dendur poltik dhe diplomatik Kryeministri shqiptar i Kosovës, Albin Kurti, posa ka mbaruar takime me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të BE-së në Bruksel, por nuk ka ende informacione për rrjedhën e tyre, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch nga Brukseli.

Kryeministri shqiptar i Kosovës, Albin Kurti kane zuhvilluarb disa takime të ndara sot në Bruksel me zyrtarët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe me të dërguarin special për dialogun Miroslav Lajçak dhe shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borella.

Përfaqësuesit e “pesëshes evropiane” fundjavën e kaluar kanë qenë në Prishtinë dhe Beograd, ku kanë biseduar me Kurtin dhe Vucicin, pas së cilës është paralajmëruar se dy liderët do të udhëtojnë për në Bruksel.

Takime të ngjashme, aktualisht, po zhvillon presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi i presidentit serb Vuçiq dhe zyrtarëve evropianë në Bruksel kane përfunduar sot pak pas orës 15:00 i cli ne dalje nuk duket ne disponim.

Pas përfundimit të takimeve, pritet të ketë prononcim ndaras, për media me kryeministrin shqiptar dhje presidentin serb ne Bruksel.

Derniers articles