12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Lazim Destani në Tiranë: Diaspora Shqiptare burim zhvillimi për ekonomitë e brishta të rajonit tonë por edhe të dëmtuara në këto kohë jo të mira!

Veprimtari i shquar dhe biznesmeni me renome nderkombetare  Lazim Destani ne Tirane: Diaspora Shqiptare burim zhvillimi për ekonomitë e brishta të rajonit tonë por edhe të dëmtuara në këto kohë jo të mira!

Ne Tiranë eshte organizuar nje evenmenti dedikuar diaspores shqipatre organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare me temën « Tryeza e Partnerëve » – Perspektiva të Reja të Investimit në Atdhe, ku mori pjese edhe veprimtari i shquar dhe biznesmeni me renome nderkombetar Lazim Destani, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ne kete konference u diskutua mbi aspekte të ndryshme nga sfera e ekonomisë ndërsa në fokus të takimit ishte prezantimi i projekteve për perspektiva të reja investimesh në trojet tona. Këto janë nisma që i shërbejnë vendeve tona, bizneseve, por edhe rritjes së interesit të investitorëve nga diaspora apo atyre të huaj në trojet tona.

Z.Destani ka falënderuar pjesëmarrësit e shumtë, në nivel ministrash, zëvendësministrash e deputetësh, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për ta mbështetur e për ta parë Diasporën Shqiptare si burim zhvillimi për ekonomitë e brishta të rajonit tonë por edhe të dëmtuara në këto kohë jo të mira.

Komuniteti i biznesit dhe sidomos bizneset e Diasporës të mbështetur nga Qeveria dhe në bashkëpunim me Organizata tjera kombëtare e ndërkombëtare, kanë më shumë arsye për të qenë më të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, si dhe për gjetjen e rrugëve e mundësive për investime të reja. Gjithashtu, mendoj dhe gjykoj, se bizneset e Diasporës Shqiptare janë ato që mund ta krijojnë më së miri rrjetin e shitjeve, si dhe ta bëjnë promovimin e produkteve shqiptare në tregjet e vendeve perëndimore…” ka thene ne fjalen e tij z.Lazim Destani.

Sipas tij  « ky aktivitet, do t’i shërbejë Shqipërisë, trojeve shqiptare, produkteve shqiptare dhe bizneseve shqiptare të diasporës, por edhe atyre të huaja. Vendet tona kurdoherë kanë nevojë për mbështetjen e diasporës dhe diaspora, për dashurinë e përkushtimin e atdheut!..»

Derniers articles