3.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Lajmi fundit nga Brukseli: Kosova ende pune me sllovakun Lajcak deri me 2025. Shefi i OKB-së i zhgenjyer me procesin e dialgout ne Bruksel

Bruksel, 5 korrik -Këshilli i Bashkimit Evropian dje ia ka zgjatur mandatin Miroslav Lajçakut, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, deri në janar të vitit 2025., njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ky vendimi u muar gjate takim të djeshme të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, lajm ky cili si duket me shume ka gezuar Sedrbine se s Kosoven, nese shikojme rezultat e ketij procesi maratonik per të cliin shefi i OKB-së Antonio Gurerres për gazetën zvicerane Le Canton27.ch kishte shprehur se « do të doja të shikoja një progres shumë më të madh përsa i përket procesit të dialogut mes ketyre dy vendeve ne Bruksel »

Ne takimin e fundit te shefit te OKB-së Guterres me gazetarin e Le Canton27.ch, pyetjes se a eshte i kënaqur me dialogun mes Kosovë dhe Serbisë ai ishte përgjigjur se « do të doja të shikoja një progres shumë më të madh përsa i përket dialogut mes dy vendeve. Nëse më pyet nëse jam i kënaqur, është e qartë se nuk jam!..” (Guterres: If you ask me if I am pleased, it is clear i am not!…), citon Le Canton27.ch.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu mbështetje për dialogun Beograd-Prishtinë dhe nënvizoi dialogun e orientuar drejt së ardhmes si e vetmja rrugë përpara për të siguruar paqen dhe sigurinë në rajon. (The Secretary-General expressed support for the Belgrade-Pristina dialogue and underlined the future-oriented dialogue as the only way forward to ensure peace and security in the region)

Vendimi u mor disa muaj pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, ku ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Vazhdimi i mandatit të Miroslav Lajçakut vjen me kërkesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Pak muaj më parë u konfirmua se Lajçak do të marrë postin e ambasadorit të BE-së në Zvicër nga 1 shtatori, menjëherë pas përfundimit të mandatit të tij si përfaqësues special evropian për dialogun.

Duke vendosur për të zgjatur mandatin, BE-ja po përpiqet të sigurojë që të mos ketë vakum në këtë pozicion derisa të gjendet pasardhësi i tij.

Pasardhësi i Lajçekut vendoset nga pasardhësi i Borelit dhe për këtë post u propozua kryeministrja estoneze Kaja Kalas.

Për të konfirmuar qëndrimin e saj, kërkohet pëlqimi i Parlamentit Evropian, i cili voton strukturën e Komisionit të ri Evropian.

Komisioni i ri Evropian në vjeshtë..

Në atë rast, Kalas do të mbante postet e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidente të Komisionit Evropian.

Zyrtarët e rinj të Komisionit Evropian duhet të marrin detyrën në fund të vjeshtës.

“Kalas do të mund të fillojë punën si pasardhës i Borel nga 1 nëntori. Më pas asaj do t’i duhen të paktën disa javë për të vendosur se kë dëshiron të emërojë si të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi. Prandaj, BE-ja vendosi të zgjasë mandatin e Lajçakut edhe për pesë muaj të tjerë…”, tha një fuksnionar evropian për gazeten zvicerne ne sqhip Le canton27.ch

Në fund të qershorit, Lajçak dhe Borelj u përpoqën të organizojnë një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes kryeministrit shqiptar Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, qe u kosndieru si nje taki i deshtuar, meqe Kujrit ishte kembengules me kerksat e tija dujek shmangur nje « repuiblike serbe » apo « boshnakizmin » e  Kosovës!

Derniers articles