Prishtinë, 24 prill -Kosova keto 5 vitet e fundit si kurënjëhere me parë po perkujdeset per vellezërit e saj ne Kosovën Lindore (Luginen e Presheves) qofte qofte financiraisht apo politikisht. Keshtu sot, Kuvendi i Koovës ka miruar një Rezolutë për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në komunat: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në përputhje me standardet europiane, ku me 73 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, njofton nga Prishtina korrespeondenti i gazetes zvicerane LeCanton27.ch
Rezoluta është parashtruar për shqyrtim nga gjashtë deputetë nga grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Sips LeCanton27.ch, rezoluta ne fjalë i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të zhvillojë dhe të zbatojë politika të strukturuara mbështetëse për shqiptarë në Luginën e Preshevë, duke përfshirë dimensionin politik, zbatimin e të drejtave, atë financiar, socioekonomik, arsimor dhe institucional.
Arbërie Nagavci, kryetare grupit parlamentar të LVV-së, në emër deputetëve propozues prezantoi tekstin e rezolutës, duke theksuar se propozim rezoluta është edhe iniciativë e deputetit shqiptar (në Kuvendin e Serbisë), Shaip Kamberi.
Nagavci tha se rezoluta inkurajon gjithashtu forcimin e angazhimit politike dhe diplomatik të Kosovës për çështje që lidhen më të drejta dhe pozitën e komunitetit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe në komunikim me institucionet evropiane dhe institucionet tjera ndërkombëtare.
“Rezoluta mbështet krijimin e një fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës si mekanizëm i qëndrueshëm financiar i orientuar drejtë zhvillimit socio- ekonomik, arsimit, punësimit, fuqizimit institucional dhe ruajtjes së identiteti kulturor të shqiptarëve”- tha ajo ndër të tjerrsha, duke kërkuar edhe një bashkëpunim ndër shqiptarë për jetësimin e rezolutës.
