7.6 C
Berne
dimanche 23/02/2025

Kurti letër Brukselit: Shqiptarët e Luginës së Preshevës po terrorizohen nga Beogradi, rrezikojnë shpërnguljen…

Prishtinë, 10 shkurt -Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një letre të hapur dërguar përfaqësueses së lartë për punët e jashtme dhe Politikën e Sigurisë njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, ka informuar zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian mbi situatën në Luginën e Preshevës, njfton gazeta zvicrane ne shqip Le Canton27.ch

Duke bërë një krahasim me shtetasit serbë që jetojnë në Kosoë, kryeministri Albin Kurti thotë se komuniteti serb në Kosovë gëzon të drejta e liri, e një shtet që po i integron në sferat shoqërore, kurse shqiptarët në Serbi janë të papërfaqësuar në institucione publike e ato shëndetësore e juridike.

Atyre nuk iu ofrohen shërbimet të cilat iu takojnë, iu mohohet arsimimi në gjuhën e tyre, nuk iu njihen diplomat e nuk kanë të drejta e as liri themelore.

“Shkelja e të drejtave të njeriut është e llojit politik, administrativ, ekonomik, kulturor e identitar, duke rrezikuar sigurinë dhe ekzistencën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Mbi 10 për qind e qytetarëve shqiptarë janë fshirë nga listat e votuesve e nuk mund të ushtrojnë të drejtën themelore të votës. 30 deri në 70 për qind është niveli i papunësisë në zonat e banuara me shqiptarë, shumë herë më e lartë se mesatarja e vendit prej 12 për qind.

Spitali rajonal në Vranjë nga mbi 1000 punëtorë i ka veç dy shqiptarë e në Medvegjë nga rreth 2000 punonjës komunalë veç 12 janë shqiptarë.

Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve përkrahet nga shteti atje. Simbolet kombëtare janë rreptësisht të ndaluara bashkë me shprehjen kulturore e artistike. S’ka integrim por terrorizim. Komuniteti i shqiptarëve nuk integrohet, por Beogradi tenton ta frikësojë. I kanë ngritur bazat ushtarake në Bujanoc, e cila është edhe ndër më të mëdhatë në vend, si dhe i kanë vendosur 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, specifikisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Caktimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga qeveria serbe përbën gjithashtu një kërcënim të madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke rrezikuar shpërnguljen masive dhe përsëritjen e traumave të së kaluarës.

Represioni i vazhdueshëm dhe sistematik i komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës qëndron në kundërshtim me vlerat evropiane e demokratike. Aktet e veprimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës janë antiteza e parimeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe kërkon reagim e veprim urgjent nga Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare.”, ka shkruar Kurti.

Derniers articles