11.7 C
Berne
jeudi 24/10/2024

Kryetari i PDK-se Krasniqi takon liderin e BDI-se Ali Ahmetin

Tetove, 9 shtator -Kryetari i PDK-se Memli Krasniqi ka qendruar sot në Maqedoni të Veriut meqe rast eshte takuar me Ali Ahmetin, liderin e BDI-së, personalitetin që u dha drejtim dhe alternativë konkrete interesave të shqiptarëve dhe rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut.

« Në një bashkëbisedim vëllazëror, diskutuam për situatën aktuale politike në dy shtetet tona, proceset integruese dhe gjendjen e shqiptarëve sot në Ballkan…, ka the z.Krasniqi per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Kryetari i PDK-se e ka njoftuar Ahmetin me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe me qëndrimin tonë se vetëm një marrëveshje finale, që mundëson njohjen e ndërsjellë, mund t’i kontribuoj paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

«Bashkë folëm edhe për miqtë tanë të shtrenjtë, të cilët, edhe sot, 23 vite pas luftës, po bartin mbi supet e tyre çmimin e lirisë. Kontributi i çmuar i Ali Ahmetit për Kosovën, për shqiptarët, do të mbetet i paharruar në historinë tonë të lavdishme të çlirimit dhe shtetformimit!.. » ka thene ne fund z.Krasniqi.

Faleminderit për pritjen dhe mbështetjen, Kryetar!

Derniers articles