-1 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Kryeministri shqiptar Albin Kurti në listen e panelisteve kryesor, flet neser ne Forumin e Paqes në Paris i ftuar nga Macron

Paris, 10 nentor -Me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kryeministri shqiptar, Albin Kurti neser do të marrë pjesë në ”Forumin e Paqes” që do të mbahet në Paris. Ne kete takim ministror prezent edhte edge Edi Rama,  njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Faqja zyrtare e “Paris Peace Forum”, ka përditësuar emrat e personaliteteve që janë në listën e folësve. Në këtë liste ne mesin e panelisteve kryesore eshte vendosur kryeministri Kurti.

Kurti së fundi ka takuar Macroni në Bruksel bashkë me Kancelarin e Gjermanisë dhe Kryeministren italiane të cilët patën takim të ndarë edhe me Presidentin e Serbisë. Edhe pse nuk pati marrëveshje sipas Përfaqësuesit të Lartë Josep Borell dy palët janë zotuar se do t’i zbatojnë marrëveshjet përfshirë propozimin e Pesëshes për Asociacionin. Paraprakisht, Macron ka kritikuar palën kosovare gjatë qëndrimit në Tiranë.

Për nisjen e tij në Paris, të mërkurën ka njoftuar edhe zyra e kryeministrit.

”Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime”, thuhet në kumtesë.

Ky forum që promovon paqen vjen në një kohë ku lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon, si dhe lufta në Gaza ka nisur. Po ashtu ka edhe disa konflikte në kontinentin afrikan.

Folësit në këtë forum priten të japin mesazhe për paqen në botë, një prej tyre do të jetë edhe Kurti, ku gjatë dy viteve të fundit siguria në veri të Kosovës ka qenë e brishtë, sidomos pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Derniers articles