Ndarja e Kosovës, këmbimi i territoreve, ridefinimi aspo korigjimi i kufijve te Kosovës dhe Serbisë.. gjitha keto propozime dhe hipoteza për shkrimtarin tonë të madh Ismajl Kadare nuk janë të panjohura të cilat, ai i quan më shumë se ide, i quan spekulime dhe lojëra me zjarr për destabilizimin e rajonit.
Reciprocitet mes Kosoves dhe Serbisë. Cka te kene serbet ne Veri, ate te kenë edhe shqiptaret ne Luginen e Preshevës
Ismjal Kadare pajtohet plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe i bashkohet zërave të tyre për paprekshmërinë e kufijve të cilat sipas z.Ismajl Kadare “gjëra janë jo vetëm të ndieshme në ballkanin e përzier, por edhe të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar ballkani këto vitet e fundit.”
Duke mos dashur të hyjë në këso maskarallëqesh, pazare, siq shprehet Kadare me propozime rreth ndarjes së Kosovën, ai redaktarit te gazetes zvicerane Le Canton27.ch i ka thëne se ai kategorikisht eshte kundër ndarjes se Kosovës që sipass tij “gjithsesi duhet te ruhen kufijte, duke ruajtur integritetin territorial të shtetit të Kosovës dhe cdo pretendim të lëvizjeve të kufijve apo ndarje të Kosovë nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabiliteit në rajon..”
Madje sipas z. Ismajl Kadare “nisur nga historia, vujtajet e popillit të Kosovës, sot nuk është duke u bërë aq sa duhet për këtë pjesë të Evropës. Cdo angazhim për Kosovën nuk mjafton kurrë, sepse ajo e meriton shumë e më shumë…”
Pastaj, duke komentuar vlimet e fundit në Kosovë dhe Luginë të Preshevës Ismajl Kadare në vazhdim ka pohuar se “situate në Luginën e Preshevës është e papranueshme ku popullata e atjeshme, shqiptarët etnik në këto troje, ende në këtë shekull ballafaqohet me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare. Komunieti dnerkombëtar duhet te obligoj Beogradin dhe prishjtuinen ta rrespekltojne reciprocitet mes Kosoves dhe Serbisë. Cka të kenë serbët në Veri, atë të kenë edhe shqiptaret ne Luginen e PreshevësL Prandaj, askush ska te drejtas të mohoj të drejtat legjtime të shqiptareve ne Lugine apo t’i izoloj ata nga bota demokartike. Persepktiva e Luginës së Preshevës, sikur viset tjera të ballkanit, duhet të jetë kah Evropa, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madhë të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Prandaj, po e përsërisë, se populli ynë shqiptarë si në Kosovë ashtu në Luginë të Preshevës me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me sakrifica, sot mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft, aq sa duhet për ta, sepse ato e meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…”
Sa i përket vizitave të kreut të shtetit serbë në Kosovë edhe ketu z.Kadare thotë se “sikur serbët e Kosovës që presin personalitetet e tyre të larta nga një vend fqinj edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë dhe dëshirë, bile së paku për t’mos u harruar, që të vizitohen nga personalitetet tona nga Tirana dhe Prishtina dhe jo atje te shkohet vetem ne prag te zgjedhjeve..”