11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Haga do shqyrtoj letrën e avokatit Gregory Kehoe dërguar kryeprokurorit të speciales për tetë ish-ndërkombëtarë që do të dëshmojnë pro Thaçit

Hagë, 10 tetor -Specialja ne Hagë nuk do te ndikohet e as nuk do te ifluencohet nga vizitat e as nga personat, keta deshmitarë ish-diplomat qe sot nuk kane kurrefare funksioni.

« SCP-ja është plotësisht e fokusuar në zbatimin e mandatit të saj për të siguruar gjykime të drejta, të paanshme dhe të sigurta.. » kane thënë sot zyrtarët e speciales nga Haga për gazetën zvicerane Le Canton27.ch

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, në një letër dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Hagës, Jack Smith, ka treguar se në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes për rastin janë tetë ish-diplomatë, ushtarakë të NATO-s dhe OSBE-së – UNMIK-ut dhe misioneve të tjera të cilat ishin në Kosovë gjatë luftës.

Angela Griep: Gjyqtari i procedurës paraprake shqyrton paraburgimin e të akuzuarit çdo dy muaj

Se si e kane pritur kete leter te avokatit Kehoe zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës znj.Angela Griep eshte përgjigjur se « Ne nuk mund të komentojmë letren, por duhet të presim nëse do të ketë ndonjë përgjigje nga pala tjetër dhe në fund çfarë do të vendosë gjyqtari i procedurës paraprake… »

Do perkujtuar se në kete liste te avokatit jane te gjithe emra të ish-politikajave apo ish-diplomatëve që sot jane ose pensioner ose nuk kanë ndonje ndikim, funksion vendimprurës në qeveritë e tyre apo në organizatat ndërkombëtare ku ishin dikur.

Sa do te ndikojne keta emra te kesaj liste tek specialja në lirimin e tyre nga Haga, apo në “zbutjen” e burgut? Lidhur me këte znj.Griep ne vazhim ter bisedes me gazeten zvicerane Le Canton27.ch eshte përgjigjur se « Ne nuk mund të komentojmë listën e dëshmitarëve të ofruar nga asnjëra palë. I takon gjyqtarëve të vendosin për rëndësinë, vërtetësinë dhe pranueshmërinë e dëshmive të dëshmitarëve. Gjyqtari i procedurës paraprake shqyrton paraburgimin e të akuzuarit çdo dy muaj. Ne nuk mund të spekulojmë në lidhje me ndikimin në çdo gjë që lidhet me dënimet e tyre, nëse ka… »

Edi Rama i ka dorëzuar Këshillit të Evropës rezolutën kundër raportit të Dik Martit për akuza të pabaza për tregtinë e paligjshme të organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Rezoluta u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik

Se si e kan pritur kete lajm nga zyrtaret e gjytatës speciale, lidhur me rezoluten e Tiranes drejtuar KE kunder Dick Marty dhe sa do të ndikonte kjo ne favor te akuzuarve edhe pse ishte bere e qarte që në ditët e parë kur nisi procesi, kur u tha nga specialja se, ata në bankën e zezë gjenden per akuza tashme te njohura, te cilen pyetje qysh në fillim te procesit e kishte bërë edhe avokati amerikan, duke pyetur “ku eshte, pse mungojne akuzat për « trafik organesh”?! që nuk ishte përmendur fare në aktakuzë.

Lidhur me këtë znj. Angela Griep nga Haga ne fund është përgjigjur se « SCP-ja është plotësisht e fokusuar në zbatimin e mandatit të saj për të siguruar gjykime të drejta, të paanshme dhe të sigurta. Nuk komentojmë asnjë zhvillim politik… »

Derniers articles