New York, 1 tetor – Rama, i cili me Grenellin “vraponin për shpëtimin” e ish-krerëve të UÇK-së para 16 shtatorit, ai në OKB nuk e tha asnjë fjalë për verdiktin e Hagës me 81 vjet burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët?!, ka thënë gazetari i njohur në organizatat ndërkombëtare në Gjenevë për një TV shqiptar, duke folur për punimet e sesionit të 81-të të AP të OKB-së dhe fjalimet e liderëve shqiptarë në këtë samit botëror, ku u mblodhën 130 burrështetas nga mbarë bota, aty edhe Albin Kurti dhe Edi Rama.
Presidenti amerikan Trump foli për Kosovne ne OKB , kurse Edi Rama asnje fjalë?!
Fjalimi i presidentit amerikan Trump bëri bujë të madhe në mediat botërore dhe zgjoi interesim të madh, sidomos për ne nga Ballkani, i cili, duke numëruar 8 konflikte që u kishte dhënë fund, përmendi këtu edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë fjalim, Trump ka marrë falënderime nga Prishtina dhe Tirana, duke falënderuar Kosovën dhe Shqipërinë.
Edi Ramës, si i kishte rënë ndërmend të kërkonte një mini-shtet në shtetin e vogël shqiptar dhe si nuk i ra ndërmend të flasë nja dy fjalë për dënimet drakonike të ish-krerëve të UÇK-së?!
Pse Vuçiqi hidhte flakë për goje në OKB për pakicën serbe në Kosovë, kurse Edi Rama asnjë fjalë për Kosovën e hiq e më hiq për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi (Luginën e Preshevës)? A nuk është kjo thika e radhës pas shpine për Kosovën, për shqiptarët, nga Edi Rama, që, siç po e quajnë tashmë, është kreu i qeverisë narko-mafioze?
Në selinë e Kombeve të Bashkuara, gjatë tërë javës që lamë pas, u zhvilluan punimet e sesionit të 81-të të AP të OKB-së, me një sërë takimesh të Nivelit të Lartë mes 130 liderëve botërorë, për të debatuar me moton: «Rikthimi i besimit, menaxhimi i transformimit: Një OKB që jep rezultat për të gjithë».
Ndër emrat që ishin në epiqendër të vëmendjes janë: Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy, Erdogan, Macron, Benjamin Netanyahu, Sergei Lavrov. (Putin, krim lufte.)
OKB-ja, për një javë rresht, mblodhi edhe liderët e Ballkanit, si: Rama, Kurti, Vuçiq dhe Mickoski, që folën për Ballkanin, ku në fokus kishin zhvillimet në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, deri tek Lugina e Preshevës.
Gjatë prezencës dhe fjalimit të Edi Ramës në OKB, më ranë në sy dy gjëra interesante që unë nuk i pritja: Si është e mundur që Vuçiqi foli për pakicën serbe në Kosovë, kurse Edi Rama asnjë fjalë as për Kosovën e hiq e më hiq për shqiptarët e diskriminuar në Serbi, respektivisht në Luginën e Preshevës?!
Veç kësaj, habiti edhe një fakt: Pse Rama dhe Vuçiqi nuk folën asnjë fjalë në AP të OKB-së për verdiktin e Hagës me 81 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së?
Të gjitha këto më duken sikur Rama i dha edhe një herë thikë pas shpine Kosovës. Kur është fjala tek Edi Rama, ai nuk u prit fare as nga shefi i OKB-së, që, në fakt, Guterres dhe shefat e tjerë të OKB-së kanë takuar gjithnjë krerët e shtetit shqiptar.
Në OKB foli ditën e mërkurë që lamë pas edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili, për çudi, në fjalimin e tij, sikur edhe Rama, nuk e përmendi fare verdiktin e Hagës të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
