19.1 C
Berne
jeudi 1/10/2026

Marrëveshja Kosovë–EFTA nga sort hyn në zbatim: një mundësi e re për ekonominë dhe bizneset tona « Made in Kosova »

Bernë, 1 tetor -Sot shënohet një hap i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-së, njofton gazeta zvicerane në ship LeCanton27.ch

Kjo marrëveshje, e negociuar dhe e nënshkruar gjatë qeverisjes Kurti II, tashmë kalon nga dokumenti i nënshkruar në një instrument konkret që mund të sjellë më shumë mundësi për bizneset, prodhuesit, eksportuesit dhe profesionistët tanë.

Si ish-Ministre përgjegjëse për këtë proces dhe si njëra nga nënshkrueset e marrëveshjes, e mirëpres veçanërisht fillimin e zbatimit të saj. Ky është momenti kur puna e bërë ndër vite duhet të përkthehet në rezultate konkrete për ekonominë dhe qytetarët tanë.

Marrëveshja hap perspektiva të reja për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Për prodhuesit dhe eksportuesit kosovarë, kjo nënkupton mundësi për të zgjeruar tregjet dhe për të krijuar partneritete të reja ndërkombëtare. Po aq e rëndësishme është se marrëveshja krijon hapësirë edhe për shërbimet profesionale, duke u mundësuar kompanive dhe profesionistëve tanë të shikojnë përtej kufijve të Kosovës dhe të ndërtojnë prezencë në tregjet e EFTA-së.

Suksesi i kësaj marrëveshjeje tani varet nga mënyra se si bizneset dhe profesionistët tanë do t’i shfrytëzojnë këto mundësi: përmes cilësisë, inovacionit, konkurrueshmërisë dhe profesionalizmit.

Urime të gjithë prodhuesve, eksportuesve, ndërmarrësve dhe profesionistëve të Kosovës!

Nga “Made in Kosova” drejt më shumë tregjeve, më shumë eksporteve dhe më shumë partneriteteve ndërkombëtare.

Gazet zvicerane BLICK èër marrvshjen e Kosovs me EFTA: 

Marrëveshje e tregtisë së lirë do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2026, midis shteteve anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), anëtare e së cilës është Zvicra, dhe Republikës së Kosovës.
Sipas një deklarate nga Këshilli Federal, kjo marrëveshje forcon sigurinë ligjore dhe parashikueshmërinë e tregtisë dypalëshe dhe përmirëson aksesin për mallrat dhe shërbimet zvicerane në tregun kosovar. Të gjitha eksportet zvicerane në Kosovë do të përfitojnë nga një përjashtim nga taksat doganore, ndonjëherë me periudha tranzicioni.
Sipas Këshillit Federal, vëllimi i tregtisë dypalëshe të mallrave arriti në afërsisht 175 milionë franga vitin e kaluar. Këshilli Federal e konsideron Republikën e Kosovës një partner tregtar me potencial rritjeje. Në të njëjtën kohë, kjo duhet t’i lejojë ekonomisë zvicerane të eksportit të hyjë më lehtë në tregje të reja dhe të diversifikohet më tej. « Kjo forcon pozicionin ekonomik të Zvicrës », shton Këshilli Federal.

Gazetari Nefail Maliqi flet ne shqip ne Davos ne WEF para nderkombetareve

Journalist Nefail Maliqi speaks in Albanian in Davos at the WEF in front of internationals

Derniers articles