Presidentja e re e shtetit Vjosa Osmani: Super juriste, nënë e binjakeve dhe talente për gjuhët” (So tickt Kosovos neue Staatspräsidentin Vjosa Osmani Super-Juristin, Zwillingsmutter, Sprachtalent), ehste ke ytitulli i gazetes prestigjioze helvetike Blick.ch qe i deikohet presdnete se repbiulikes se Kosovës dr.Vjosa Osmani jo vetem karrieres se saj ne politike qe kur ishte bashkepunëtore e presidentit historik Ibrahim Rugpva deri tek presidene e Kosovës, e pare femer e zgjedhur nga populli, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kosova është vendi i parë ballkanik që ka për herë të dytë një grua në krye të shtetit. Kush është ylli politik Vjosa Osmani?
Është bërë një vit, që kur Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës. E në njëvjetorin e saj, media e njohur zvicerane, Blick i ka kushtuar një shkrim të veçantë presidentes Osmani.
“Super juriste, nënë e binjakëve, dhe talente për gjuhët”. Me këto fjalë e përshkruan Vjosa Osmanin Blick në shkrimin e saj, të cilin ua sjellë të plotë në shqip Le Canton27.ch
Nëse doni të dini se çfarë e shtyn Vjosa Osmanin që të punojë, mjafton të shkoni në profilin e saj në Tëitter. Në një video nga maji 2020, mund ta shihni Osmanin duke kënduar e lumtur me dy vajzat e saj, binjake.
“Vajzat e mia janë motivimi im i përditshëm dhe më bëjnë të besoj se një nënë e binjakëve mund të bëjë gjithçka”, shkruan 38-vjeçarja.
Dhe kjo është me të vërtetë gjithçka! Pothuajse një vit më vonë, Vjosa Osmani është në krye të Kosovës. Ajo ishte votuar të dielën e 4 prillit të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës me sugjerim të partisë qeverisëse “Lëvizja Vetëvendosje!”, e kryeministrit Albin Kurti (46).
“Tani po hapim kapitullin tonë të parë të suksesit!”, deklaroi e sigurt Osmani në fjalimin e saj inaugurues.
Shef e Stafit të Presidentit si 27 vjeçare, PhD në SHBA
Doktoresha e drejtësisë është gruaja e dytë në krye të shtetit në historinë e re të vendit. Për shkak se ish-kreu i shtetit, Hashim Thaçi (52) dha dorëheqjen për shkak të një aktakuze nga Gjykata Speciale e Kosovës, Osmani e kishte mbajtur përkohësisht detyrën që nga nëntori.
Edhe si adoleshente ishte aktive në partinë liberal-konservatore, LDK. Pas studimeve për drejtësi në Prishtinë dhe Pitsburg (SHBA), Osmani filloi të punojë në vitin 2009 si shefe e kabinetit të presidentit të atëhershëm Fatmir Sejdiu (70). Në të njëjtin vit ajo filloi edhe doktoraturën në SHBA, të cilën e përfundoi në vitin 2014.
Por në vend që të ndiqte një karrierë në universitet, ajo vazhdoi të përfshihej politikisht. Ajo shërbeu tre mandate si deputete – dy herë nga të cilat ishte deputetja me më shumë vota.
Osmani nuk ka frikë
Shqiptarja nga Kosova konsiderohet të jetë jashtëzakonisht elokuente dhe e sigurt në vetvete.
“Edhe kritikat më të ashpra, i merr me qetësi”, analizon në Twitter eksperti i Ballkanit, Aleksandar Brezar.
Ajo ecën e sigurt edhe në skenën ndërkombëtare. Atë e ndihmon edhe talenti i saj për gjuhë: përveç shqipes dhe anglishtes, Osmani flet edhe serbisht, turqisht dhe spanjisht.
Ajo u përplas me të fortët e partisë së saj. Kundër vijës partiake, Osmani refuzoi ish-kryeministrin Hashim Thaçi për rolin e kreut të shtetit. Kur Thaçi megjithatë u zgjodh president në vitin 2016, Osmani foli për një “takim të turpit”. Më vonë ajo e akuzoi atë për negociata sekrete me Serbinë.
Shqiptarët e Zvicrës i sollën fitoren Osmanit
Pavarësisht konfliktit me partinë e saj LDK, Osmani u konsiderua kryeministre e mundshme në vitin 2019 dhe ishte nënkryetare e partisë në pushtet deri në qershorin e kaluar. Pastaj pati një mosmarrëveshje, Osmani u largua nga partia e saj – por mbeti kryetare e Kuvendit.
Së bashku me Albin Kurtin dhe partinë e tij të majtë reformuese « Lëvizja Vetëvendosje! » ajo kandidoi në zgjedhjet e 14 shkurtit. Edhe shqiptarët nga Zvicra e bënë fituese të qartë dyshen politike me 48 për qind të votave.
“Para së gjithash, ne duam të vendosim korrupsionin nën kontroll dhe të krijojmë vende pune, veçanërisht për brezin e ri dhe për gratë”, tha Osmani në një intervistë për BLICK në mars në Bernë.
Osmani inkurajon femrat e Kosovës
Tema e zemrës së saj është avancimi i vajzave dhe grave, ku gjithmonë luan rol në punën politike të Osmanit. Ajo kishte një mesazh të veçantë edhe në fjalimin e saj inaugurues.
“Gratë e reja janë të vetmet që mund të vendosin se çfarë duan të jenë në jetë”.
Ato e meritonin të arrinin dëshirat dhe ëndrrat e tyre. Një mesazh që me siguri do të përcjellë edhe për dy vajzat e saj.
Presidentja e re e shtetit u bëri thirrje të rinjve të Kosovës: “Kështu që mos nguroni kurrë të bëni këto gjëra! Çdo gjë është e mundur » .