22.2 C
Berne
jeudi 18/07/2024

Euronews: Rama dhe Vucic festojne ne Beograd. Euronews flet edhe per tensionet mes Edi Rames dhe Albin Kurtit, por harron te flase per dhunimet e 20 mije femrave shqiptare nga shteti i Vucicit

Berne, 6 shtator -Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës: Edi Rama nga Beogradi kritikon qasjen e kryeministrit shqiptar ne Kosovë z.Albin Kurtit viz a vi Serbisë, ka raportuar televizoni i njohur europian EURONEWS.

Kurse gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka shkruar se njeriu numer nje i Qeverise se Kosovës ende nuk eshte i gatshem te pije raki apo te ngreje dolli ne Beograd me Vucicin, presidentin e nje shteti qe dje kishte perdhunuar mbi 20 mije femra shqiptare, qe kishte vrare e masakruar rreth 14 mije shqiptare, qe deboi nga shtëpitë e  tyre mbi 800 mije shqiptare, qe ende nuk po dorezon apo ku i kane fshehur 1600 te zhddukurit shqiptare ne Serbi?, qe po diskriminon mbi 200 mije shqiptare etnik ne Serbi (Luginen e Presheves) ndaj te cileve Beogradi, po zhvillohet spastrime etnike..

Sipas Euronews « Kryeministri shqiptar përfitoi nga një udhëtim në Beograd në Serbi gjatë samitit të Open Balkan në përpjekje për të ndaluar përshkallëzimin e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës… »

Në një intervistë për Euronews Serbia, Edi Rama kritikoi qasjen e ngurtë të homologut të tij kosovar, Albin Kurti, ndaj Serbisë.

« Të gjithë e dinë që unë jam 100% në anën e qeverisë së Kosovës për sa i përket njohjes. Por nuk është sekret që unë kam një mendim ndryshe nga qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë », tha kryeministri shqiptar. .

Qeveria e Kosovës dëshiron që banorët serbë në veri të Kosovës të pranojnë targat e Republikës së Kosovës që përfshijnë stemën e Kosovës, nga 1 shtatori.

Nëse serbët e Kosovës nuk respektojnë deri në fund të tetorit, veturat e tyre do të konfiskohen.

« Nuk shoh zgjidhje për momentin. Nga 1 shtatori do të vazhdojnë fushatën e tyre dhe do të mundohen t’i detyrojnë serbët të ndërrojnë targa. Nuk mendoj se do t’ia dalin por tha zoti Kurti gjatë bisedimeve. në Bruksel se ai mendonte se do të arrinte atje”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera të Ballkanit duan me çdo kusht të shmangin një krizë të madhe mes Kosovës dhe Serbisë.

Muajin e kaluar, Brukseli arriti të negociojë një « marrëveshje për lirinë e lëvizjes » midis dy vendeve, por skandali i targave mund të zhbëjë këto përpjekje diplomatike.

Derniers articles