Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut njëherit kryesues i OSBE-së ne bisede me redaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch
Shkup, 11 shtator -Liderët e rajonit te ballkanit sot janë mbledhur në Shkup për takimin e radhes të Brdo-Brione. Temat qendrore të takimit të sivjetëm janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe tema të tjera me interes per rajonin. Ne prag te këtij takimi gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka zhvilluar nje interviste ekskluzive me z.Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut njëherit edhe kryesues i OSBE-së.
Ne kete bisede z.Osmani flet për aktualitetin dhe gjendjen e politikës së jashtme të këtij vendi, në kontekst të agjendës së intensifikuar për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Ai po ashtu flet per marëdhëniet fqinjësore sidomos me Kosoven, Shqiperine dhe Serbinë, Dialogun dhe marrëveshjen e Ohrit i cili ka nje mesazh për Prishtinen dhe Beogradin. Ministri Osmani po ashtu flet edhe per viziten e kryeministrit te Kosovës ne Tetove si dhe për shqiptaret e diskriminuar ne Luginen e Presheves.
I pyetur fillimisht ministri i PJ z.Bujar Osmani se Maqedonia e Veriut a është e gatshme të pranojë anëtarësim ne BE me kusht me të drejta të pabarabarta, siq e tha dite me pare kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE-ja do të jetë e gatshme të pranojë anëtarë të rinj në vitin 2030.
Lidhur me kete, kryediplomati i RMV-së z.Osmani eshte përgjigjur se « Ne, nuk do të pranojmë asgjë më pak se anëtarësimin e plotë në BE. Nuk do mund te imaginojme se kjo do të ndodhë brenda 5 apo 8 vitesh por kujtoj se do ta arrijmë qëllimeve tona, ndoshta ngadsale por me ahpa te sifgurt. Jo rastësisht kemi vendosur vitin 2030, viti ku mund të jemi gati për anëtarësim në BE ! »
Ministri Osmani: Shqiptaret ne Maqedonise së Veriut sot jane shume me mire se sa para marrëveshjes së Ohrit qe ishim një popull i margjinalizuar dhe në aut, jashta insitucioneve shtetërore
Se si e vlereson situaten aktuale ne Maqedonine e Veriut, sidomos atë të të drejtave të shqiptarëve ne kete ish-republike jugosllave meqe jemi deshmitar se shqiptaret sot ne Maqedoninë e Veriut marrin fryme mas lirshëm se para vitit 1999, apo?
Ministri Bujar Osmani përgjigjet « Po, ashtu eshte. Natyrisht se zhvillimet ne vendin tonë kane ndryshuar pozitivisht fale jo vetem angazhimit tone por edhe komunitetit nderkombëtar. Megjithate, njerëzit kurre nuk jane te kenaqur, kerkojnë vazhdimisht te drejta edhe me shume, sepse ka mire e më mirë dhe vazhdimisht ata bëjnë presion direkt apo indireket tek politikajt vendor për nje jete dhe perspektive me te mire, siq eshte rasti i shqiptareve ne Maqodonine e Veriut. Kjo gjë me duket se eshte shume e drejte dhe pozitive edhe per vete perspektiven tonë dhe pro integrimeve, aq me teper kur synojme qe nje dite edhe ne t’i bashkangjitemi familjes se madhe te BE-së. Kuptohet situata e shqiptareve ne Maqedonine e Veriut eshte dukshem shume me e mire para asaj te marrëveshjes se Ohrit ku ishim dikur si nje popull i margjinalizuar, jashta insitucioneve vendore, kurse sot jemi pjese e qeverise, drejtojme bahsakrisht shtetin me bashkevendasit tane maqedonasë dhe te tjere me objektivat tona te qarta drejt anetaresimit në NATO dhe BE… »
Shefi i diplomacise se Maqedonise se Veriut: Raportet me Kosoven dhe Shqiperine jane me shume shume se fqinjësore dhe miqësore, jane vëllazerore!
Se cfare janë raportet me vendet fqinje, sidomos me Kosovën dhe Shqiperinë? Kesja pyetje shefit te diplomacise se RMV z.Osmani i përgjigjet se « marëdhenie me Kosoven dhe Shqiperinë, ne historikun tone fqinjesor, kurre nuk kane qene me te mira se sa jane sot. Marëdhenie te tilla kemi jo vetem me vendet fqinjet, por edhe me gijtha vendet e rajonit. Megjithate, nuk jem edhe pa telashe, siq e dini problemin me Greqine qe kemi pasur para disa vitesh, e kemi tajkaluar fale bashkepunimit me OKB-ne dhe nderkombëtaret duke kaluar sot ne partneritetin strategjik. Me Bullgarine po ashtu aktualisht kemi disa mosmarrëveshje qe besoj se edhe me këtë vend do t’i tejkalojme permes dialogut dhe bisedimeve bilaterale. »
Ministri i Qeverise se Maqedonise se Veriut z.Osmani për viziten e kryeministrit te Kosovës ne Tetovë: Sikur Albin Kurti edhe te gjithe te tjeret nga Kosova jane dyert e hapura në vendit tone te cilët do t’i mirëpresim!
Ndersa lidhur me viziten e fundit te kryeministrit te Kosovës Albin Kurtit ne Tetove, për cka u qua pluhur ne disa media, sidomos ne ato serbe dhe politikaj ne Beograd, z.Osmani u pergjigj shkurt se « ne me autoreitet kosovare kemi bashkepunim te mire, madje me shume se fqinjesore dhe miqësesor, kemi raporte vëllazëror me te cilet jemi takuar dhe do te takohemi vazhdimisht. Prandaj, sikur për kreun e qverise se Kosoves Albin Kurtin dhe te gjithe te tjeret dyert jane të hapura dhe do t’i mirëpresim. Ne konferecne e Bledin ne Slloveni kam takur pos Kurtin edhe homolgen time znj.Donika Gervalle me te cilet biseduam për situaten politikke dhe ekonomike ne vendet tona dhe rajon si dhe bashkepunimin me qëllim te intensifkimit te bashkepunimit mes Prishtines dhe Shkupit. Te mos harrojme te ceki se ne jemi promovuesit me te medhenje te pamvarersise se Kosovës si dhe integrimeve pro evropiane dhe eruatlantike.
Mesazhi i ministrit Osmani Beogradit dhe Prishtinës: Zbatoni marrëveshjet e nënshkruara ne Bruksel, sidomos kete te fundit në Ohër qe do te sjellin integrimet dhe paqen jo vetem Kosoves dhe Serbise por edhe rajonit!
Kurse për situaten ne rajon, sidomos me vendet fqinje Kosovën dhe Serbinë, rreth procesit te dialogut të Bruksel, ministri Osmani ne vazhim ka theksuar se « se qeveria jone mbeshtet dhe ndihmon procesin e dialogut mes Kosoves dhe Serbisë pemes nje ser takimesh me kreret e shtetit te Kosoves dhe Sebrise, qofte ketu ne Shkup, Prishtine, Beograd dhe Bruksel. Me duket se status quo-ja nuk është as zgjidhje e as në interes të Kosovës e as të Serbisë, ndaj duhet shfrytëzuar kjo situatë që të mos bien pre e çfarëdo eskalimi të situatës, sidomos perballe provokimeve serbe ne Veri te Kosovës. Hapja e negociatave ishte një hap historik, kuptohet ishte nje rrugëtim i gjatë. Palet ne negociata duhet rrespektuar ate cfare kane nenshkruar. Pra, duhet zhbatuar marrëveshjet e arritura se fundit ne Bruksel dhe Ohër. Mesazhi im do ishte qe Prishtina dhe Beogradi te përshpejtojne, te mos humbi kohe dhe ne bashkëpunim me vendet aleate sidomos me BE dhe SHBA-te te arrijnjë nje marreveshje perfundimore , të pranueshem per dy palët, që dotë jete edhe ne favor te paqes dhe stabilitetit ne rajon, ku nuk do jete askush humbes, por fitues, ne rend te parë qytetarët.. »
Kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani: Beogradi duhet te ndërrojme qasjen me trajtimin e shqiptarëve në Serbi, nëse vertetë synon që nesër të jet anëtare e BE-së
Ne kete bisede me Ministrin e Puneve te Jashtme te Maqedonise së Veriut dhe kryesusesin e OSBE-së z. Bujar Osmanin nuk mund ta perfundoje pa prekur edhe ceshtjen e Lugines se Presheves, i banuar kryesisht me shqiptare etnik, rajon ky me i varfur dhe me i diskrminuar ne ballkan dhe Evropë.
Lidhur me kete z.Osmani ne vazhdim për gazetën e zvicerane Le Canton27.ch eshte përgjigjur se « une si kryesues i OSBE-së kam vizituar edhe Beogradin, ku me autoritetet serbe kemi folur edhe për te drejtat e pakicave ne Serbi, duke prekur edhe ceshtjen e shqiptareve entik ne Luginen e Presheves. Preveq kesaj une kam vizituar edhe Lugine e Presheves meqerast kam kontaktuar e biseduar me liderë, me qyterare si dhe organizata jo qeveritare.. ku jam njoftuar mbi hallet, brengat dhe shqetesimet e tyre perballe shteti serb. Keto shqetesime me qytetaret ne Lugines i kemi percjellur OSBE-së dhe organizatave tjere evropaine dhje nderkobmëtare. »
« Ne bashke me Serine si dy vende fqinje kemi nje synim dhe rrugetim te perbashket drejt BE-së dhe jemi te vetdijshem se BE ka disa kushte, kritere strikte, sa i perket te drejtave të njeriut, pa te cilat ne nuk mund te ecim perpara drejt integrimeve evropiane, sidomos kur jane ne pyetje rrespektimi i pakicave ne rajon. Pra, rruga e Serbise per ne BE kalonë përmes Luginës se Preshevës… », ka thëne në fund ministri Osmani ne biseden për gazeten zviceraen Le Canton27.ch