12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Dy shqiptarë nga diaspora vriten në Ukraine duke luftuar përballe okupatorit rusë

Dy ushtarë shqiptarë të diasporës Dermentli Anatoly dhe Haydarzhy Danylo humbën jetën në betejat e Ukrainës kundër okupimit rus, njofton gazeta zvicerane ne shqip Canton27.ch duke ju rferuar burkimeve te kosnulates shqiopzare ne Kievë.

“Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, sapo më shkruajti për një lajm të hidhur. Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga radhët e diasporës shqiptare, të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës si heronj”, kështu ka njoftuar deputeti socialist, Pandeli Majko, citon Canton27.ch

Lamtumire Dermentli dhe Haydarzhy – Lavdi për heroizem dhe liri! 

Sipas tij « Dermentli Anatoly dhe Haydarzhy Danylo janë dy emrat e ushtarëve shqiptarë që humbën jetën në një mision luftimi. »

Dermentli Anatoly lindi në fshatin shqiptar të Karakurtit, ndërsa Haydarzhy Danylo lindi në një familje shqiptare në fshatin Georgivka në Ukrainë.

Dermentli Anatoly u mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr. 118 në rajonin e Zaporozhias. Ai ka lindur më 3 shtator 1980 dhe dha jetën më 15 tetor 2023, duke shërbyer me nder në misionin e tij ushtarak.

Nga ana tjetër, Haydarzhy Danylo, sipas deputetit Majko, ishte një patriot i zjarrtë i diasporës shqiptare në Ukrainë.

I lindur më 26 janar 2002, ai dha një kontribut të çmuar në luftën për liri.

Ai shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe gjeti tragjikisht vdekjen në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit.

Siç ka njoftuar deputeti Majko, në qytetin e Zaporozhias, u zhvillua një ceremoni funerale me respekt të madh për këta dy heronj shqiptarë.

Fotot e tyre tregojnë se ata nuk kanë harruar origjinën e tyre, ndërsa flamuri kombëtar shqiptar u vendos pranë flamurit të Ukrainës në një akt përjetësimi të tyre.

Derniers articles