12.5 C
Berne
dimanche 13/10/2024

Sot ne New York nisin punimet e Sesionit te 79-të te Asamblese pergjthshme te OKB-së. Shqiperia dhe Kosova përfaqesohen nga Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Edi Rama ka udhëtuar drejt New York-ut për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së OKB-së, në sesionin e 79-të të  saj.

Sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) po mbahet në selinë e organizatës në Nju Jork do te nis punimet e veta qe nga sot 22 deri më 27 shtator duke bashkuar delegacione të 193 shteteve anëtare te OKB-së. Sesioni i AP te keesj organizate po ndiqet edhe nga dy delagacione shiptare nga Tiraan deh prishtini perfaqesuar nga Edi Rama dhe dr.Vjosa Osmani, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Asambleja e Përgjithshme është organi kryesor politikbërës i Kombeve të Bashkuara. Duke bashkuar të gjitha Shtetet Anëtare, ai ofron një hapësirë ​​unike diskutimi shumëpalëshe për të debatuar të gjitha temat e mbuluara nga Karta e Kombeve të Bashkuara. Secili nga 193 Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara ka votën e barabartë.

Ai gjithashtu merr vendime kyçe për Organizatën, veçanërisht në lidhje me emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm, me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit, zgjedhjen e anëtarëve jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe miratimin e buxhetit të OKB-së.

Delegacionet shqiptare nga Tirana dhe Prishtina në New York, në punimet e sesionit të 79-të te Asamblese së Pergjthshme te OKB-së

Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është themeluar në vitin 1945 nga Karta e Kombeve të Bashkuara. Një organ vendimmarrës dhe përfaqësues i Kombeve të Bashkuara (OKB), ai sot bashkon 193 shtete anëtare. Asambleja miraton rezoluta të cilat marrin pjesë në vendosjen e normave të së drejtës ndërkombëtare, në bazë të përfaqësimit (1 shtet = 1 votë) dhe shqyrtimit.

Sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) po mbahet në selinë e organizatës në Nju Jork nga data 22 deri më 27 shtator 2024. Këtë vit, diskutimet fokusohen në temën: “Të mos lëmë askënd prapa: të veprojmë së bashku për paqen, zhvillim të qëndrueshëm dhe dinjitet njerëzor për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”.

Në Samitin prej nje javësh ne New York, i cili do të zhvillohet më 22 dhe 23 shtator gjatë seancës, krerët e shteteve dhe qeverive do të mblidhen për të adresuar sfidat kritike në qeverisjen globale. Ky samit synon të riafirmojë angazhimet ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke forcuar bashkëpunimin dhe duke hedhur themelet për një sistem shumëpalësh të rigjallëruar.

Samiti do të rezultojë në një “Pakt për të Ardhmen”, që synon forcimin e bashkëpunimit global dhe përshtatjen në mënyrë efektive ndaj sfidave aktuale, në interes të të gjithëve.

Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që i fillon punimet sot në New York.

Mesohet se Rama ka udhëtuar drejt SHBA-ve me business class me bashkëshorten, Lindën, Endri Fugën, shoqëruesit e tij dhe famozin, Dorian Duçka, njeriun që korruptoi ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Kujtojmë se Dorian Duçka është personi kyç, së bashku me Agron Nezën, që Edi Rama përdori për korruptimin e agjentit të FBI-së për të asgjesuar opozitën shqiptare.

Duçka është thirrur në SPAK për këtë çështje, por prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Rama e ka kyçur çështjen për të mos prekur kryeministrin.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka mesuar se punimet e ketij sesioni te 79-të do t’i ndjek edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Gjatë kësaj vizite, siç bën të ditur Presidenca, e para e shtetit në takime me homologët e saj do të diskutojë për “zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë”.

Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate, dhe në aktivitete të organizuara me mërgatën shqiptare në Amerikë.

Në fokus do të jenë krizat dhe konfliktet më të mprehta që po kalon bota, kryesisht luftërat në Gaza, Ukrainë e Sudan.

Në një agjendë të ngjeshur që nis të dielën me samitin e së ardhmes dhe vijon për disa ditë, është parashikuar të zhvillohet edhe një takim mes Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me gjashtë liderët e ballkanit perëndimor.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, sesioni i OKB-së në New York do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian duke përfshirë Josep Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën. Në një sfond të zymtë të krizave të shkaktuara nga njeriu dhe ato natyrore, BE-ja dhe shtetet anëtare do të fokusohen në pesë prioritete kryesore: ri-angazhimi për themelet e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla; mbështetjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; avancimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe financimi për zhvillim; adresimi i krizës së trefishtë planetare; dhe nxitja e besimit nëpërmjet një sistemi shumëpalësh më efektiv”, theksohet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se Bashkimi Europian dhe Shtetet Anëtare të saj po vijnë në sesionin e 79-të të OKB-së të vendosur për të promovuar zgjidhje shumëpalëshe të bazuara në Kartën e OKB-së dhe për t’i bërë ato të funksionojnë për të mirën e të gjithëve.

“Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet e shekullit të 21-të me mjetet e shekullit të 20-të”, u shpreh ai.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është organi kryesor politikbërës i organizatës dhe ofron një forum shumëpalësh për debatimin e të gjitha çështjeve të mbuluara nga Karta e Kombeve të Bashkuara. Secili nga 193 shtetet anëtare ka votën e barabartë.

Zgjedhja e Kryetarit të seancës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme. Shkëlqesia e tij Philémon Yang, ish-kryeministër i Kamerunit, u zgjodh President i sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhjet u zhvilluan në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 6 qershor 2024.

Në rezolutën e tij “Rigjallërimi i punës së Asamblesë së Përgjithshme” (A/RES/71/323), Asambleja vendosi që kandidatët për kryesinë e Asamblesë së Përgjithshme të paraqesin vizionin e tyre dhe të zhvillojnë dialog interaktiv informal me shtetet anëtare, në mënyrë që të kontribuojnë në transparencën dhe gjithëpërfshirjen e procesit.

Derniers articles