12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Çka i kishte thënë Carla del Ponte gazetarit nderkombetar ne Gjenevë Nefail Maliqi për Hashim Thaçin (Video)

Del Ponte: UCK nuk mund te krahasoheu me forcat e Miloshrvicit! (Del Ponte: L’UCK ne peut pas être comparée aux forces de Milosevic!)

Në një intervistë me gazetarin e njohur nderkombetar Nefail Maliqin në Gjenevë, ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës znj.Carla del Ponte tregohet më e “butë” dhe më matur në fjalorin e saj kur flet për raportin e Dick Marty dhe për dyshimet e saja të shprehura në librin e saj “Gjuetia….” i cili bëri jehonë pas botimit të saj, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Gazetari: Ju ishit kryeprokurore e TPI-së për disa vite me radhë, komuniteti ndërkombëtar ka bashkëpunuar vazhdimisht me Hashim Thaçin, emri i ë cilit përmendet në një raport të Dick Marty, raport ky i cili nga liderët dhe shqiptarët është cilësuar si spekulativ dhe i njëanshëm ?

Carla del Ponte: Jo, jo.. unë nuk kam përmendur në librin tim Hashim Thaçin dhe nuk implikoj atë në trafik organesh.

Nëse ka përmendur dikush, emrin e Hashim Thaçit, ai është Dick Marty. Për mua zoti Thaçi s’ka të bëjë asgjë me ketë aferë.

Gazetari: Domethënë ju Thaçin nuk e akuzoni, ai është i pastër?

Del Ponte: Jo, jo kurrsesi nuk e akuzojmë bile me të njihem nga Dejtoni, atje jemi takuar e kemi biseduar.

Derniers articles